Asfaltohen rrugicat në lagjet e Plloqicës

Sot ka përfunduar asfaltimi i disa rrugicave në fshatin Plloqicë të Komunës së Malishevës, duke e kompletuar infrastrukturën në këtë fshat. Asfaltimin e këtyre rrugicave, e ka parë nga afër edhe drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit në Komunën e Malishevës, Avdi Morina, i cili ka qenë i shoqëruar edhe nga zyrtarët përgjegjës komunal, për mbikëqyrjen e realizimit të këtyre projekteve infrastrukturore, si dhe është takuar me banorët. “Asfaltimi i këtyre rrugicave, është pjesë e rregullimit të infrastrukturës në vendbanimet e komunës sonë, si dhe e realizimit të projekteve të parapara në buxhet, si pjesë e listës së projekteve në investimet kapitale. Juve banorë të Plloqicës, ju uroj për rregullimin e rrugëve dhe ju siguroj se do të jemi maksimalisht të angazhuar në realizimin e kërkesave të juaja, të cilat përfshihen në buxhet”, tha drejtori Morina. Ai po ashtu bëri të ditur se, “ në këtë fshat janë shtuar rreth 400 metra rrugë dhe punimet janë realizuar sipas dinamikës së paraparë, si dhe sipas matjeve paraprake, ndërsa asfaltimi i rrugëve është mundësuar nga buxheti i Komunës së Malishevës”.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe rrugë

Kontrolloni gjithashtu

Konstituohet kuvendi i fëmijëve të komunës së Rahovecit

Në sallën e Kuvendit Komunal të komunës së Rahovecit u konstituua Kuvendi i fëmijëve, në …