Komuna e Vitisë mbajti diskutimin publik për planifikimin e buxhetit komunal 2023-2025 me banorët e fshatit Sllatinë e Epërme

Komuna e Vitisë, të premten ka mbajtur një diskutim  publik për planifikimin e buxhetit komunal  për periudhën 2023-2025 me banorët e fshatit Sllatinë të Epërme të Vitisë.  Në këtë diskutim publik para banorëve të këtij lokaliteti kanë prezantuar zëvendëskryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, kryesuesi i kuvendit komunal, Bekim Azizi si dhe Besnik Imeri, drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim. Gjatë këtij takimi përfaqësuesit komunal i kanë njoftuar të pranishmit lidhur me buxhetin e planifikuar për vitin në vijim. Ndërkaq banorët e Sllatinës patën këto kërkesa: të bëhet ndriçimi publik në parkun e quajtur Mllaku, një përkushtim më i madh në mirëmbajtjen më të mirë të rrjetit të kanalizimit, si dhe të hapet një çerdhe e fëmijëve në objektin e ish-ambulantes së fshatit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …