Asfaltohet degëzimi i rrugës “Bajram Ahmeti” në Smirë si dhe po punohet në rrugën Viti-Gëricë

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar sot për së afrimi punimet që janë duke u bërë në aksin rrugor Viti-Gërlicë si dhe në asfaltimin e degëzimit të rrugës “Bajram Ahmeti” në Smirë të Vitisë. Me këtë rast i pari i komunës është takuar edhe me banorët e këtij lokaliteti të cilët u shprehën të lumtur që po realizohet ky projekt infrastrukturor duke falënderuar kryetarin Haliti për realizimin e tij. Përndryshe kryetari Haliti tha se qeverisja lokale në Viti po vazhdon me realizimin e projekteve të shumta në interes të qytetarëve të saj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Smajl Latifi vizitoi QKMF “DR. Fahredin Hoti”

Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Fahredin Hoti”, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë …