Asfaltohet rruga për në shkollën e fshatit Bardh

Në kuadër të rregullimit të rrugëve në vendbanimet e Komunës së Malishevës dhe në kuadër të rregullimit të rrugëve në fshatin Bardh, është asfaltuar rruga që e lidhë oborrin e shkollës, me rrugën kryesore dhe rregullimi i saj, mundëson edhe hapjen e objektit të ri të shkollës “Afrim Krasniqi”. Pas rregullimit të rrugës, objekti i shkollës “Afrim Krasniqi” në Bardh, do të hapet nga dita e premte 4 tetor, ndërsa ceremonia e përurimit të objekti të shkollës, do të bëhet në ora 10:00. Rregullimin e kësaj rruge, e kanë parë nga afër kryetari dhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe Hajdin Berisha, të cilët janë takuar me drejtorin e shkollës dhe banorë tjerë të fshatit, të cilët i kanë uruar për rrugën dhe për hapjen e objektit të ri të shkollës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Komunës së Rahovecit, mbajti mbledhjën e shtatë të rregullt për vitin 2026

Nën udhëheqjen e Kryesuesit të Kuvendit komunal të Rahovecit, z. Fatmir Iska, u zhvillua mbledhja …