Asfaltohet rruga që lidhë lagjen Pallanka dhe stadiumin me qytetin e Malishevës

Ka përfunduar zgjerimi dhe asfaltimi i rrugës Malishevë-Dragobil (lagja Pallanka), e cila lidhë këtë lagje, stadiumin e qytetit dhe palestrën sportive, me qendrën komunale, përkatësisht qytetin e Malishevës. Kjo rrugë është rregulluar në kuadër të rregullimit të infrastrukturës së përgjithshme në Komunën e Malishevës.

Një pjesë e lagjes Pallanka, ka qenë e shkëputur me rrugë nga pjesa tjetër dhe lëvizja e banorëve, ka qenë e vështirësuar. Po ashtu përgjatë kësaj rruge, është ndërtuar edhe stadiumi i futbollit të madh, si dhe palestra sportive, duke e bërë të domosdoshme, rregullimin e kësaj rruge, si për banorët, ashtu edhe për sportistët dhe klubet sportive.

Asfaltimin e rrugës, e ka inspektuar edhe drejtori i urbanizmit, Ahmet Morina, i cili tha se “ asfaltimi i rrugës ka qenë nevojë e domosdoshme, në rend të parë për banorët e kësaj lagjeje, por edhe për sportistët, sportdashësit dhe klubet sportive”. “Në këtë pjesë, është orientuar ndërtimi i objekteve sportive, prandaj rregullimi i infrastrukturës rrugore, është i domosdoshëm”, tha Morina.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …