Asnjë qytetar nuk morri pjesë në diskutimin e sotëm publik në Ferizaj

Diskutimi publik me qytetarët ferizajas i cili ishte planifikuar që të mbahet sot dështoi në mungesë të qytetarëve. Kryetari i komisionit për ndryshimin e kësaj rregulloreje Faik Grainca,  tha se qytetarët nuk shprehin interesim për të marr pjesë në këtë debat publik, dhe këta të fundit shprehin ankesat e tyre vetëm atëherë kur ballafaqohen drejtpërdrejt me taksat komunale.

“Ne këtë diskutim e kishim organizuar që të marrim mendimet dhe sygjerimet  e qytetarëve, por për fat të keq po vërtetohet se interesimi i tyre është në nivelin jo të duhur dhe natyrisht qytetarët ankohen vetëm kur ballafaqohen me atë taksë dhe jo paraprakisht me u marrë me këtë çështje”, ka thënë Grainca.

Drejtori Grainca më tutje ka thënë se iniciativa për ndryshimet që do të bëhen në rregulloren e të hyrave vetanake  dhe për uljen e taksës komunale,  ka rrjedh nga drejtoria e Urbanizimit.

“Kemi vërejt  që në disa segmente ka mundësi që taksat të përmirësohet dhe kryesisht taksat të ulen. Ju e dini se ka qenë një taksë e përcaktuar më rregulloren për të hyrat vetanake,  taksa për gropim, aty ku qytetaret vendosin kabllo elektrike dhe të ujit,  ka qenë një taksë shumë e lartë ku me rregullore ka qenë e përcaktuar 80 euro metra katrore. Një taksë  e pa përballueshme dhe ne kemi dashur që këtë taksë ta zbresim, ndërkohë kemi vërejtur po flas për Drejtorinë e Urbanizmit  edhe taksa të tjera që duhet të vendosen, si p.sh  te reklamat, ku në kohët e fundit na u ka paraqitur kërkesa për vendosjen e monitorëve të ndryshëm që ne më herët nuk e kemi pasur këtë fenomen dhe që ne nuk kemi taksë për vendosjen e këtyre monitorëve, dhe  ne kemi dashur që ta parashohim një taksë të tillë”, ka thënë drejtori Grainca.

U bë e ditur se diskutimi publik për rregulloren e të hyrave vetanake  dhe për uljen e taksës komunale do të mbahet pas dy jave.

Kontrolloni gjithashtu

Në fshatin Prekaz të Epërm është bërë zbulimi i busteve të dëshmorëve të kombit

Sot në fshatin Prekaz të Epërm të komunës së Skenderajt është bërë zbulimi i busteve …