Aeroporti Adem Jashari

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, ka pranuar të shesë librat e Veton Surroit kundër UÇK-së

Sipas marrëveshjes paraprake, Klani botues me jugo-prejardhje KOHA, në bashkëpunim me Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, përuroi sot “Këndin e leximit” në terminalin e fluturimeve jashtë Kosovës. Në “Këndin e leximit” të KOHËS, thuhet se udhëtarët do të kenë mundësi të blejnë titujt e botimeve të kësaj shtëpie dhe ta shfrytëzojnë hapësirën për lexim, thuhet në një njoftim të kësaj kompanie.

Anita Toçi, nga Grupi Koha, duke arsyetuar këtë biznes financiar dhe përfitimet që do të vjelë klani botues Koha i Veton dhe Flaka Surroit ka deklaruar se ideja u kishte ardhur pas kërkesave të shumta nga udhëtarët, të cilët dëshironin që gjatë kohës së pritjes të siguronin libra të Veton Surroit, për të cilat thuhet se janë shitur dhe shiten me shumicë sidomos  librat ku përbaltet lufta e UÇK-së.

Nuk dihet mbi cilën bazë ligjore ky Aeroport që mban emrin e Legjendarit, Adem Jashari, është përcaktuar vetëm për botimet e jugo-klanit Koha dhe të asnjë botuesi tjetër të Kosovës apo Shqipërisë. Nuk dihet po ashtu pse pikërisht në këtë aeroport të vetmin të vendit tonë, u dashka të prezantohen librat e atyre që e kanë mohuar, e mohojnë dhe e përbaltin luftën e UÇK-së. Ndoshta këtë e dinë drejtuesit e Aeroportit por deri tani nuk e kanë bërë  me dije.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …