ATK: Kërkesat për rimbursim të TVSH-së, trajtohen në mënyrë profesionale dhe brenda afateve ligjore

ATK publikon listën e kompanive që lirohen nga TVSH-ja në importim

Administrata Tatimore e Kosovës ka publikuar listën e bizneseve që u është pranuar kërkesa për t’u liruar nga TVSH-ja në importim të mallrave për lëndë të parë dhe pajisje të teknologjisë informative. Me anë udhëzimit administrativ, janë përcaktuar kushtet dhe detajet tjera për mënyrën e realizimit të këtyre të drejtave ligjore. “Përmes kërkesës së tatimpaguesit (aplikacionit), e cila duhet të shkarkohet nga web-faqja e ATK-së, si dhe dokumenteve tjera të duhura që duhet t’i bashkëngjitën, komisioni i ATK-së i autorizuar për këto lirime do t’i shqyrtojë këto kërkesa brenda 15 ditëve nga dita e pranimit të saj”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Maja Vukiçeviq, deputetja malazeze shkakton polemika duke votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në KE

Maja Vukiçeviq, deputetja proserbe e proruse e Malit të Zi shkaktoi polemika duke votuar kundër …