leoni

Shqipëri: Ishulli ushtarak hapet për turizëm

Shqipëri: Ishulli ushtarak hapet për turizëm

Ministria e mbrojtjes e Shqipërisë është pajtuar për ta hapur ishullin Sazan, që është bazë ushtarake, për turistët gjatë verës. Ministrja Kodheli, dje e ka nënshkruar një marrëveshje me ministren e ekonomisë, Milva Ekonomi, për lejimin e vizitave prej majit e deri në muajin tetor. Ky ishull, dikur i fortifikuar dhe i izoluar, ka bunkerë dhe tunelë të paraparë për t’i rezistuar sulmit eventual atomik. Ai vazhdon të mbetet misterioz për shumë shqiptarë, pasi në këtë ishull dikur kanë jetuar më se 3 mijë pjesëtarë të ushtrisë. Sot, ky ishull zyrtarisht mbetet bazë ushtarake, ku gjenden vetëm disa ushtarë. “Pa dyshim, ishulli Sazan është atraksion turistik për shkak të pozitës së tij”, tha ministrja e mbrojtjes, Mimi Kodheli.

Kontrolloni gjithashtu

Mic Sokoli dhe Sefë Kosharja

Më 20 prill të vitit 1881, në kodrat mes fshatrave Koshare, Slivovë, u zhvillua Beteja mes forcave turke dhe atyre shqiptare

Më 20 prill të vitit 1881, në kodrat e fushat  mes fshatrave Koshare, Slivovë, një …