Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi në një prononcim për media tha se Kosova do të marrë pjesë në konferencën e Paqes në Paris, por aty nuk do të ketë dialog Kosovë – Serbi. “Natyrisht se Kosova do të marrë pjesë sikur të tjerët në këtë konferencë të thirrur nga presidenti …
Më shumë...Fatmir Grejqevci
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme me votë unanime ka miratuar buxhetin për vitin 2019
Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme me votë unanime ka miratuar buxhetin për vitin 2019. “Besoj që edhe në Parlament, deputetët do ta kenë rastin ta kenë para vetes Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019, që i siguron edhe ata …
Më shumë...Efektivët e Batalionit Komando të Shqipërisë marrin pjesë në një nga stërvitjet më të mëdha të organizuara nga NATO
Efektivët e Batalionit Komando të Forcës Tokësore të Shqipërisë marrin pjesë në një nga stërvitjet më të mëdha të organizuara nga NATO që prej Luftës së Ftohtë. Në një njoftim, Ministria e Mbrojtjes thotë se komandot shqiptarë i janë bashkuar stërvitjes “Trident Juncture 2018”, pjesë e së cilës janë 50.000 …
Më shumë...Nesër në Vushtrri mbahet Akademi përkujtimore kushtuar dëshmorit të kombit Xajë Jashari në 20 vjetorin e rënies
Nën patronatin e kryetarit të Vushtrrisë Xhafer Tahiri, Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport si dhe Shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së organizojnë Akademi përkujtimore kushtuar dëshmorit të kombit Xajë Jashari në 20 vjetorin e rënies heroike të tij. Akademia mbahet më 27 tetor 2018 në ora 11:00, në …
Më shumë...Ambasadori O’Connell: Kosova duhet të ndërmarrë reforma të thella për të krijuar një sistem kredibil të drejtësisë
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O’Connell, ka thënë se Kosova duhet të ndërmarrë reforma të thella për të krijuar një sistem të drejtësisë kredibil dhe me figura të pastra. “Ne dhe Kosova kemi interesin e përbashkët që këtu të ketë një sistem të drejtësisë efikase dhe të …
Më shumë...Tahiri: Zhvillimi i një procesi të vetingut në sistemin e drejtësisë është parakusht për rikthimin e besimit në drejtësi
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, është shprehur në favor të zhvillimit të një procesi të vetingut në sistemin e drejtësisë në Kosovë si parakusht që të rikthehet besimi i kosovarëve në këtë sistem. “Mënyra se si të bëhet ky proces është duke u shtjelluar në kuadër të reformave të nisura …
Më shumë...Veteranët e UÇPMB-së thonë se Prokuroria Speciale është duke e neglizhuar rastin e publikimit të listave
Përfaqësuesit e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit (UÇPMB), thonë se Prokuroria është duke e neglizhuar rastin e publikimit të listave. Prokuroria Speciale e Kosovës në shtator të këtij viti kishte dërguar në Gjykatën Themelore të Prishtinës listën e plotë me 20 mijë emra të veteranëve të luftës së …
Më shumë...Fadil Demaku: Gëzimi i familjes tonë për lirimin e Jahirit është i përgjysmuar pa lirimin edhe të Sylejman Selimit
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Fadil Demaku, i cili është vëllai i të liruarit nga burgu,Jahirit, ka thënë se pa lirimin edhe të Sylejman Selimit, për familjen Demaku, gëzimi është i përgjysmuar. “Sot është liruar vellai ynë Jahiri, gëzim i gjysmuar pasi ende …
Më shumë...Ilir Meta: Dialogu Kosovë – Serbi, po hyn në fazën e vet përfundimtare, në më të rëndësishmen dhe kritiken
Duke folur në qendrën “Xhorxh Marshall” në Gjermani, presidenti Meta e quajti të papërfunduar çështjen e Ballkanit. Ai tha se propozimi i fundit për një debat te ri mbi atë që do të përbente marrëveshjen përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, po konsumon shumë energji për objektivat e gabuara. Ky debat …
Më shumë...Haradinaj: Kosova ofron mundësi për investime, duke përfshirë lehtësira fiskale dhe infrastrukturë të konsoliduar
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në Konferencën e Ekonomisë, Ballkani dhe Bashkimi Evropian – Cikli Pesëvjeçar i Procesit të Berlinit. Haradinaj ishte pjesë e panelit, ku u diskutua për perspektivën ekonomike dhe evropiane të Ballkanit së bashku me Kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markoviq, ministrin për Çështje …
Më shumë...Ramosaj: Shifrat e veteranëve të Serbisë të cilët kanë marr pjesë në luftën e Kosovës sillen prej 500 mijë deri në mbi 700.000
Studiuesja e njohur Fetnete Ramosaj ka reaguar pas publikimit të një dokumenti në portale të ndryshme në të cilin thuhet se në luftën e Kosovës kanë marr pjesë rreth 34.716 pjesëtarë të ushtrisë jugosllave-serbe. Ramosaj thotë shifrat e veteranëve të Serbisë të cilët kanë marr pjesë në luftën e Kosovës sillen …
Më shumë...Aliu: Naim Beka dhe Agim Matoshi janë shembulli më i mirë ku trimëria dhe atdhedashuria farkojnë lirinë
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu se bashku me bashkëpuntorë dhe familjarë të dëshmoreve të kombit ka bërë sot homazhe tek varri i Naim Bekës dhe Agim Matoshit. “Dy trimat e Ferizajt, Naim Beka dhe Agim Matoshi janë shembulli më i mirë ku trimëria, zgjuarsia dhe atdhedashuria farkojnë lirinë e …
Më shumë...Kryeministri Haradinaj është takuar me Kancelarin austriak Kurz dhe kryeministrin malazez Markoviq
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në margjina të Konferencës për Ekonomi në kuadër të Procesit të Berlinit për vendet e Ballkanit Perëndimor, që po mbahet në Budvë, ka zhvilluar një takim të përbashkët me kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz dhe kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markoviq. Gjatë …
Më shumë...Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka pritur sot në takim një delegacionin nga Fondi Monetar Ndërkombëtar
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli është takuar me një delegacionin nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Sipas Veselit, aty është diskutuar për stabilitetin makro-fiskal të Kosovës dhe për Buxhetin e vitit 2019, transmeton lajmi.net. “Kosova vazhdon të jetë i vetmi vend në Ballkan që ka një borxh publik shumë të ulët, me …
Më shumë...David McAllister thotë se Kosova i ka përmbushur kushtet për liberalizimin e vizave, BE ta njoh këtë të arritur
Grupi punues Panevropian i Partive Popullore Evropiane në Parlamentin Evropian, organizoi konferencë ku u hap diskutimi me temën “Procesi integrues për shtetet e Evropës juglindore”, panelistë ishin ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha dhe David McAllister, kryetar i Komisionit AFET të Parlamentit Evropian, si dhe eurodeputeti austriak, Lucas Mandle. Ministrja …
Më shumë...Hoxhaj: Nëse vendimi për vizat nuk jepet këtë fundvit duhet të shohin se si do të sillet më tej në raport me BE-në
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka theksuar se nëse vendimi për liberalizimin e vizave nuk jepet këtë fundvit, atëherë Kosova duhet të shikojë se si do të sillet më tej në raport me Bashkimin Evropian. “Kosova tashmë i ka përmbushur 95 kriteret e vëna për liberalizimin e vizave, andaj nuk …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
