Haradinaj: Përkulemi me nderim para sakrificës të të gjithë të rënëve britanikë, veçanërisht atyre që kanë rënë në Kosovë

Haradinaj: Nderim para sakrificës të të gjithë të rënëve britanikë, veçanërisht atyre që kanë rënë në Kosovë

Kryeministri Ramush Haradinaj ka vendosur kurorë lulesh pranë Memorialit të deshmorëve britanikë në sheshin “Edith Durham” në kryeqytet. “Britania e Madhe dhe Commonwealth-i, sot shënojnë Aktin e Përkujtimit Njëqindvjeçar për të gjithë të rënët e tyre në të gjitha luftërat, që nga Lufta e Parë Botërore. Në kujtim të heroizmit të këtyre luftëtarëve përgjatë një shekulli, sot vendosa kurorë lulesh pranë Memorialit të Deshmorëve Britanikë në sheshin “Edith Durham” në kryeqytet. Përkulemi me nderim para sakrificës të të gjithë të rënëve britanikë, veçanërisht atyre që kanë rënë në Kosovë”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …