Pas më shumë se dy muaj pezullimi, sot do të falet xhumaja në të gjitha xhamitë e vendit. Mirëpo Bashkësia Islame e Kosovës, ka ndërmarr disa masa. Në kuadër të masave për t’u mbrojtur nga rreziku i infektimit nga virusi Covid-19, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, ka rekomanduar që …
Më shumë...Fatmir Grejqevci
Thaçi: Kam qenë i bindur se çdo hap që kam ndërmarr ishte në përputhje të plotë me Kushtetutën e vendit
Kryetari Thaçi e ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së dekretit të tij për mandatimin e Avdullahu Hoti, kandidat për kryeministër. “Kam qenë i bindur se çdo hap që kam ndërmarr ishte në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe më vjen mirë që …
Më shumë...Gjykata Kushtetuese vendos t’i japë të drejtë kryetarit Thaçi rreth dekretit për mandatarin e Qeverisë së re
Gjykata Kushtetuese ka vendosur që t’i japë të drejtë kryetarit Thaçi rreth dekretit për mandatarin e Qeverisë. Kushtetuesja vlerësoi se presidenti ka vepruar në përputhshmëri me nenin 82, paragrafi 2, të Kushtetutës me rastin e mandatimit të Avdullah Hotit për kryeministër nga LDK-ja. Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, votimi i …
Më shumë...Veteranët e luftës së UÇK-së e rregullojnë obeliskun e dëmtuar të ushtarëve amerikanë ditë më parë në Prizren
Obelisku në Prizren kushtuar dy ushtarëve amerikanë, që ishte dëmtuar pjesërisht, të enjten është rregulluar nga një grup i ish-ushtarëve të UÇK-së. Veteranët e luftës krahas rregullimit të pjesës së prapme të obeliskut kanë vendosur edhe një flamur të ri amerikan në memorialin kushtuar ushtarëve të ndjerë amerikanë, David Gibbs …
Më shumë...Prokuroria Speciale ka filluar hetimet ndaj Kurtit, Sveçlës dhe Abazit për hyrje në dhomën e përgjimeve në PTK
Ende pa u bërë 24 orë, nga deklarata e kryetarit Thaçi ku deklaroj se kryeministri në detyrë Albin Kurti se bashku më ministrin Xhelal Sveçla e zëvendëskreyministrin Haki Abazi, për tri ditë kanë qëndruar në dhomat e përgjimit në PTK, pasi kanë ndalur kamerat, Prokuroria Speciale ka filluar hetimet. Këtë …
Më shumë...AAK mban një takim me strukturat e partisë për t’i finalizuar përgatitjet e fundit për krijimin e qeverinë e re
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, sot do të mbajë një takim për t’i finalizuar përgatitjet e fundit për qeverinë e re. Siç merret vesh në këtë mbledhje e cila do të udhëhiqet nga kryetari i kësaj partie Ramush Haradinaj, do të marrin pjesë nënkryetarët e AAK-së, sekretarët dhe grupi parlamentar. …
Më shumë...Zyrtari i lartë amerikan Hodges, i zhgënjyer që përpjekjet e Amerikës për dialog nuk u përmendën nga Gjermania e Franca
Franklin Ben Hodges, bashkëpunëtori i Qendrës së Washingtonit për Analiza të Politikës së Evropës,thotë se nuk duhet të zvarritet vazhdimi i dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, pavarësisht nga fërkimet politike në Kosovë dhe zgjedhjeve parlamentare në Serbi që do të bëhen në qershor. Me rastin e thirrjes së përbashkët të …
Më shumë...Kryeministri Kurti thotë se nuk beson se do të kthehen drejtorët e shkarkuar nga bordet e përkoshme
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti gjatë një vizite në komunën e Prishtinës, para medieve ka folur edhe për vendimin e Inspektoratit të Punës që u dha të drejt ankesave të drejtorëve të shkarkuar nga Bordet e reja të emëruara nga Qeveria. Kurti ka thënë se Qeveria ka vendosur për këto …
Më shumë...Tërnava: Të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike mos të shkojnë në xhami, ta ruajnë shëndetin e tyre dhe të tjerëve
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava, ka kërkuar nga të gjithë besimtarët e besimit islam që t’iu përmbahen rregullave dhe kërkesave të Bashkësisë Islame, në lidhje me ruajtjen e shëndetit publik, ndaj virusit Covid-19. Ai ka thënë që besimtarët duhet të jenë të kujdesshëm kur të shkojnë …
Më shumë...21 vjet nga rënia heroike e dëshmorëve të kombit Hajrush Elezaj dhe Feriz Blakaj në Lubozhdë të Burimit
Sot me datë 28.05.2020 bëhen 21 vite nga rënia heroike e dëshmorëve të kombit Hajrush Elezaj dhe Feriz Blakaj ushtarë të të Brigadës 133 “Adrian Krasniqi” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Andaj në orën 11:00 do të mbahen homazhe tek vend rënia e tyre tek “Ura e Januzajve” në fshatin …
Më shumë...Sot në Krushë nderohen dëshmorët e kombit Ismajl Gashi, Mensur Zyberaj, Habib Gashi, Bedri Berisha dhe Kurtish Hasani
Sot më 28 maj 2020 në orën 10:30 bëhen homazhe në Krushë e Madhe, ku më pas do vazhdohet tek vendi i rënies, në vendin mes fshatrave Krushë-Nagavc-Qendresë të lapidari ku 21 vite më parë ra Ismajl Gashi, Mensur Zyberaj, Habib Gashi, Bedri Berisha, Kurtish Hasani e dëshmorëve të tjerë …
Më shumë...Raka: Është reale edhe rinisja e procesit mësimor, por kjo nuk do të thotë në kthim në normalitet të plotë
Situata me koronavirus në Kosovë është e menaxhueshme. Kështu është shprehur mikrobiologu Lul Raka, i cili ka thënë se në aspektin epidemiologjik situata është brenda parametrave të parashikuar. Ai ka theksuar se reale është edhe rinisja e procesit mësimor. “Besoj se shumë shpejt do ta kemi edhe çështjen e kthimit …
Më shumë...Qytetarët e Kosovës nga sot kanë të drejtë të lëvizin pa asnjë kufizim për 16 orë në ditë nga ora 5:00 deri në orën 21:00
Prej orës 5:00 të mëngjesit të sotëm ka ndryshuar orari i lëvizjes për qytetarët. Qytetarët tanimë kanë të drejtë të lëvizin pa asnjë kufizim për 16 orë në ditë, nga ora 5:00 deri në orën 21:00. Po ashtu me vendimin e ri të Ministrisë së Shëndetësisë nga sot do të …
Më shumë...Ministri për Punë të Jashtme, Alexander Schallenberg, qëndron sot për vizitë të shkurtër zyrtare në Kosovë
Një delegacion austriak i kryesuar nga ministri për Punë të Jashtme, Alexander Schallenberg, do të qëndrojë sot për vizitë të shkurtër zyrtare në Republikën e Kosovës. Schallenberg do të pritet nga homologu i tij, ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca. Takimi bilateral do të fillojë …
Më shumë...Molliqaj: LV me standarde të dyfishta, do të organizojë protesta në kundërshtim me masat që i ka vendosur vetë
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas lajmit se Lëvizja Vetëvendosje do të organizojë protesta. Sipas tij, kjo parti politike po planifikon të mbajë protestë në prag të vendimit që do të nxjerrë Gjykata Kushtetuese. “Tash, pasi haptazi po e shfaqin standardin e dyfishtë duke organizuar protesta, por në …
Më shumë...Disa studentë kanë kërkuar sot drejtësi për Agon Musliun me vendosjen e fotografive të tij në sheshin para qeverisë
Disa studentë të Universitetit të Prishtinës kanë vendosur sot në shesh fotografi të Agon Musliut, 26-vjecarit nga Gjilani që ndërroi jetë gjatë kohës sa po qëndronte në karantinë në konvikte. Para mediave pas aksionit, nga ky grup i studentëve kanë deklaruar se janë të pakënaqur me neglizhencën e institucioneve. “Jam …
Më shumë...