Grenell

Grenell: Viola von Cramon në vend së ta kritikosh SHBA-të, bëje punën tënde, liberalizimin e vizave për Kosovën

Emisari i posaçëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell, përmes një tweeti i ka reaguar europarlamentarës së Parlamentit Evropian, Viola von Cramon-Taubadel, duke i thënë ta bëjë punën e saj për t’ia liberalizuar vizat Kosovës. Deputetja von Cramon-Taubadel tha se është interesante fakti që nuk ka rezultate të “marrëveshjeve” në mes Kosovës dhe Serbisë. “Interesante. Ku janë rezultatet nga “marrëveshjet” e kaluara? Nuk po gjej asgjë”, shkroi europarlamentarja Ndërsa ambasadori i SHBA’së në Gjermani dhe njëherësh emisari i posaçëm i presidentit Trump për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, i replikoi europarlamentares duke i thënë të bëjë punën e saj dhe t’ia heq vizat Kosovës. “Viola, në vend që të kritikoni gjithçka që Administrata Trump bën për të ndihmuar në normalizimin e ekonomisë së Kosovës dhe Serbisë, pse nuk përqendroheni në të vetmen gjë që ju është dashur të bëni: T’i heqni vizat për Kosovën. Ju jeni duke u ankuar që 20 vjet për të tjerët. Bëni pjesën tuaj!”, shkroi Grenell.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …