Radio Kosova e Lire

Delawie: Deklarimet për luftë kundër korrupsionit të kalojnë në vepra

Ambasadori Delawi është zhgënjyer që Kuvendi nuk përzgjodhi gjyqtarët vendor për Gjykatën Kushtetuese

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie ka deklaruar se zotimet për luftë kundër korrupsionit duhet të kalojnë në hapa konkret kundër kësaj dukurie të dëmshme për shoqërinë. Ambasadori amerikan, Greg Delawie këto deklara i bëri me rastin e fillimit të nismës ”për një gjyqësor me …

Më shumë...

420 bujq malishevas përfitojnë pleh kimik për mbjelljet vjeshtore

Drejtoria për Bujqësi në Komunën e Malishevës, ka filluar shpërndarjen e plehut kimik për 420 përfitues. Ky subvencion i Komunës së Malishevës, bëhet për bujqit, me qëllim të përkrahjes për mbjelljet vjeshtore, përkatësisht mbjelljes së grurit. Në fillimin e shpërndarjes së plehut kimik, mori pjesë edhe i dyti i Komunës …

Më shumë...

Të gjitha gabimet në emrat e rrugëve do të rregullohen

Të nderuar qytetarë të Komunës së Malishevës, Drejtoria e Urbanizmit, i njofton të gjithë qytetarët e Komunës së Malishevës, se gabimet që mund të jenë bërë në tabelat me emrat e rrugëve, do të përmirësohen. Emërtimi i rrugëve, ka qenë një proces i gjatë dhe shumë i vështirë, ndërsa tani …

Më shumë...

Veseli: Përpjekjet për të bërë pazare me Trepçën duhet të marrin fund

Kryekuvendari, Kadri Veseli

Duke komentuar vizitën në Bruksel të zëvendëskryeministrit, Branimir Stojanoviq, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë se miratimi i Ligjit për Trepçën ka marrë fund dhe të kota janë përpjekjet për të biseduar për Trepçën në Bruksel. Çështja e Trepçës ka përfunduar me miratimin e ligjit dhe kjo u bë për …

Më shumë...

BKK “Pjetër Bogdani” është anëtarësuar në Federatën Ndërkombëtare të Shoqatave dhe Institucioneve Bibliotekare

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit njofton se Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” është anëtarësuar në Federatën Ndërkombëtare të Shoqatave dhe Institucioneve Bibliotekare (IFLA). Kjo është një arritje e jashtëzakonshme sepse përpos që është edhe një bashkëngjitje në rrjetin ndërkombëtar të institucioneve bibliotekare, ai mundëson përfaqësimin e institucionit kryesor …

Më shumë...

Në vendin tonë po qëndron një delegacion i Komisionit Qendror Zgjedhor të Shqipërisë

Në vendin tonë po qëndron një delegacion i Komisionit Qendror Zgjedhor të Shqipërisë

Në vendin tonë po qëndron një delegacion i Komisionit Qendror Zgjedhor të Shqipërisë. Delegacioni është prit në takim nga kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës, Valdete Daka. Temë qendrore e takimit në mes tyre ishte thellimi i bashkëpunimit në mes të komisioneve zgjedhore të dyja vendeve dhe anëtarësimi …

Më shumë...

Ministri Arsim Bajrami është pritur në Departamentin Amerikan të Shtetit

Ministri Arsim Bajrami është pritur në Departamentin Amerikan të Shtetit

Gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami është pritur në Departamentin Amerikan të Shtetit nga zëvendëssekretari i parë i Byrosë Federale për Arsim dhe Kulturë, Mark A. Taplin. Temë qendrore në takimin mes tyre ishte realizimi i suksesshëm i skemës së bursave …

Më shumë...

Gjysma e viktimave të trafikuara në Kosovë janë nën moshën 18 vjeçare

Gjysma e viktimave të trafikuara në Kosovë janë nën moshën 18 vjeçare

Njohësit e trafikimit me qenie njerëzore kanë tërhequr vërejtjen se gjysma e viktimave të trafikuara në Kosovë janë nën moshën 18 vjeçare. Ata kanë bërë të ditur se nëntë mujorin e parë të këtij viti janë identifikuar 24 viktima të trafikimit dhe janë arrestuar 145 persona të dyshuar për pjesëmarrje …

Më shumë...

Markusz: Populli i Kosovës dhe i Hungarisë kanë shumë të përbashkëta

Markusz: Populli i Kosovës dhe i Hungarisë kanë shumë të përbashkëta

Në Prishtinë po mbahet konferenca për të përkujtuar 60 vjetorin e Luftës për Liri dhe Revolucionit Hungarez. Gjatë fjalët para të pranishmëve, ambasadori i Hungarisë në vendin tonë, Laszlo Markusz, theksoi se populli i Kosovës dhe ai i Hungarisë kanë shumë të përbashkëta sikurse që është lufta për liri e …

Më shumë...

Apostolova bisedoi me liderin e Listes Serbe për investime milionëshe në pjesën veriore të Kosovës

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova ka pritur në takim shefin e Listës Serbe, Sllavko Simiq. Ajo tha se është e rëndësishme që Lista Serbe të jetë pjesë e Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës duke qenë pjesë aktive në kalimin e ligjeve dhe rregulloreve të rëndësishme …

Më shumë...

Kandiq: Gjyqtarët në Serbi për krime të luftës më nuk po merren me ato raste

Natasha Kandiq: Vuçiq duhet të kërkojë falje publikisht dhe t'u drejtohet familjarëve të viktimave

Duke folur për proceset gjyqësore në Serbi ndaj krimeve të luftës, themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare me seli në Beograd, Natasha Kandiq, ka deklaruar se gjyqtarët në Serbi që janë caktuar të merren me ato krime më nuk po merren me ato raste. Të gjithë ata gjyqtarë të …

Më shumë...

U mbajt tryeza: Përmirësimi i pozitës së të rinjve me aftësi të kufizuara

Organizuar nga Organizata për Persona me Distrofi Muskulore e Kosovës (OPDMK), dhe Qendra e Rinisë në komunën e Malishevës, në Qendrën e rinisë në Malishevë, është mbajtur një tryezë diskutimi për përmirësimin e pozitës së të rinjve me aftësi të kufizuara. Në këtë tryezë, të rinjtë kanë ngritur problemet që …

Më shumë...

Zëvendësministri Hoti: MKRS është e gatshme për anëtarësim në Traduki

Vizitën e tij zyrtare në Gjermani, zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti e ka vazhduar me takime në rrjetin evropian të botimeve “Traduki” në Berlin. I shoqëruar edhe nga Feim Hoxha, drejtor i Departamentit Ligjor në MKRS, zëvendësministri Hoti ka takuar Antje Contius, drejtoreshë në Traduki si dhe …

Më shumë...

Grupi i parë i talenteve të Kosovës së shpejti në Puskás Akadémia në Hungari

Në kuadër të vizitës zyrtare në Hungari, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, i shoqëruar nga Gabor Deregan, udhëheqës i Divizionit të Sportit dhe Istvan Szalai, drejtor për Marrëdhënie Qeveritare dhe Projekte Strategjike në Odën Ekonomike të Hungarisë, ka vizituar Gruupama Arena, që është Stadiumi Nacional i Hungarisë, …

Më shumë...

Në Suharekë u mbajt Punëtoria për Strategjinë komunale për Informim e komunikim

Hartimi i Strategjisë komunale për informim dhe komunikim për Komunën e Suharekës, ishte temë e Punëtorisë që e ka organizuar OSBE-ja në Kompleksin  turistik “Solid”. Grupi punues në hartimin e Strategjisë, gjatë takimeve  punuese që ka pas deri tash ka arritur  të finalizojë punën dhe ka hartuar Strategjinë të cilën …

Më shumë...

Kryetari Naim Ismajli po merr pjesë në Kongresin për Autoritetet Lokale në Këshillin e Evropës

Kryetari i komunës së Shtimes, z. Naim Ismajli, është duke marrë pjesë në punën e Kongresit për Autoritetet Lokale në Këshillin e Evropës, që po mbahet në Strazburg të Francës. Ai, në këtë Kongres po merr pjesë në cilësinë e Kryetarit të Asociacionit të Komunave të Kosovës. Gjatë punimeve në …

Më shumë...