Radio Kosova e Lire

Gjuriq: Marrëveshja për tabelat nuk do të vlejë për serbët që jetojnë në pjesën veriore të Kosovës

Gjuriq: Autoritetet e Kosovës nuk do të mundin më i bindë serbet për ndryshimet kushtetuese që e bëjnë Kosovën më ushtri

Pas arritjes së marrëveshjes për tabelat, udhëheqësi i delegacionit nga Serbia, Marko Gjuriq ka thënë se Beogradi ka arsye të jetë i kënaqur me marrëveshjen e arritur. Ai është cituar të ketë theksuar se marrëveshja e harmonizuar e ka ndryshuar marrëveshjen më të keqe për Serbinë bërë në vitin 2011. …

Më shumë...

Veliaj: Shqipëria është e përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit me Kosovën

Erion Veliaj: Pse nuk i nxjerrin fëmijët e vetë në protestat me molotiv, S. Berisha, M. Kryemadhi, Luli e të tjerët?

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u prit në takim edhe nga kryeministri, Isa Mustafa. Ata biseduan për përparimin që po arrihet në Shqipëri dhe Kosovë dhe për përmirësimin e kushteve për jetë më të mirë për qytetarët e të dyja vendeve. Kryeministri, Isa Mustafa …

Më shumë...

Kuvendi i Kosovës shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë

Kuvendi i Kosoves

Kuvendi i Kosovës shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë. Me këtë rast, institucioni më i lart ligjvënës do të jetë i hapur për vizitor. “Qytetarë, studentë dhe nxënës (nga shtatë qendrat rajonale të Kosovës, transportin e të cilëve e ka organizuar Kuvendi) do të vizitojnë  ndërtesën e legjislativit të vendit dhe …

Më shumë...

Kosova dhe Hungaria – bashkëpunim në fushën e sportit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka pritur një delegacion të Hungarisë, në përbërje të Balint Tombor dhe Adam Szucs, këshilltarë politikë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Tregtisë, Laszlo Markusz, ambasador i Hungarisë në Kosovë dhe Tamas Gerelu, atashe për tregti. Në këtë takim, ndërmjet …

Më shumë...

Ministri Yagcilar u takua me ekspertin e Bankës Botërore Gregory Kisunko

Ministri i Ministrisë së Administratës Publike, Mahir Yagcilar priti ekspertin e Sektorit Publik të Bankës Botërore Gregory Kisunko, me të cilin diskutuan për prioritetet dhe projektet aktuale të Ministrisë së Administratës Publike. Ministri Yagcilar dhe Kisunko diskutuan edhe për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet Ministrisë së Administratës Publike dhe Bankës Botërore. …

Më shumë...

Selmanaj nderon dëshmoret

Të mërkurën në përvjetorin e rënies së dëshmorëve Sadri Vishaj dhe Xhevat Sejfijaj, në Beleg e Gllogjan janë nderuar me homazhe, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj. Po ashtu komuna ka ndarë për dy familjet dekoratën e heroit Shkelzen Haradinaj! Ndërkaq të enjten në …

Më shumë...

Sedat Kuçi u emërua drejtor i Inspeksionit në Suharekë

Kryetari i Komunës së Suharekës z.Sali Asllanaj, të mërkurën ka emëruar drejtorin e Drejtorinë Komunale të Inspeksionit z.Sedat Kuçi, nga Suhareka. Kuçi ka marrë këtë post pasi ish drejtori i deritashëm z.Rraif Fetiu u pensionua. Sedat Kuçi  ka të kryer Fakultetin e Bujqësisë, ndërsa deri tash ka ushtruar funksione të …

Më shumë...

Komuna e Shtimes përfituese e donacioneve për projekte të infrastrukturës

Më datën 13.9.2016, nënkryetari i komunës së Shtimes, z. Fatmir Rashiti ka pritur në takim zyrtarët e lartë të Helvetas Suiss Inteckooperation-Fondacion Zviceran për Zhvillim dhe Bashkëpunim, z. Eric Wigger-shef i financave dhe shërbimeve dhe Bruno Studer-udhëheqës i financave dhe kontrollit. Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe zyrtarët e …

Më shumë...

Vazhdojnë investimet në infrastrukturë në qytetin e Skenderajt

Komuna e Skenderajt po vazhdon me investime në infrastrukturën rrugore brenda qytetit të Skenderajt në drejtim të zbatimit të planit urban në unazën e brendshme të qytetit. Kështu të mërkurën ka filluar ndërtimi i rrugës afër parkut Shaban Polluzha në qendër të qytetit. Me rastin e fillimit të punimeve në …

Më shumë...

Nënkryetari Kamberi priti familjarët e ngushtë të Dr.Xhelal Mitrovicës

Me rastin e shënimit të 100 vjetorit të lindjes së atdhetarit dhe intelektualit të shquar, Dr. Xhelal Mitrovica, nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Safet Kamberi, ka pritur familjarët e tij. Gjatë këtij takimi nënkryetari Kamberi fillimisht ka falënderuar profesorin Fazli Hajrizi i cili ka qenë edhe iniciatorë i organizimit të …

Më shumë...

Nisen punimet e asfaltimit të rrugës në Gjurgjevik të Madh të Klinës

Kanë nisur punimet e asfaltimit të rrugës në fshatin Gjurgjevik i Madh të Komunës së Klinës.  Rruga është me gjatësi prej 1973,42 metra, investim i Ministrisë së Infrastrukturës, me kosto prej 94.506.31 euro. Në ceremoninë e fillimit të punimeve të asfaltimit të rrugës në Gjurgjevik të Madh, Kryetari i Komunës …

Më shumë...

QKMF në Skenderaj bëhet edhe me një autoambulancë dhuruar nga bashkatdhetari Blerim Selimi

Qendra e Mjekësisë Familjare në Skenderaj ka përfituar një autoambulancë donacion nga bashkatdhetari Blerim Selimi nga Kuçica e Skenderajt që punon dhe jeton në Suedi. Autoambulanca e pranuar është e treta që i është dhuruar QKMF-së brenda dy viteve nga z.Selimi, pasi në shtator të vitit 2014 i njëjti kishte …

Më shumë...

Urimi i kryetarit Kuçi me rastin e kurban Bajramit

Kryetari i komunës së Junikut z.Agron Kuçi me rastin e festës së kurban Bajramit i ka uruar të gjithë besimtarët e besimit Islam, e në veçanti qytetarët e komunës së Junikut, duke ju dëshiruar shëndet, suksese dhe mirëqenie në familjet e tyre dhe ku do ku gjinden.

Më shumë...

Njoftim- Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural

Komuna e Mitrovicës përmes Drejtorisë  për Bujqësi dhe Zhvillim Rural si dhe bazuar në Planin e  Punës për  vitin 2016 ka marr vendim për mbështetjen e sektorit të lavërtarisë duke i subvencionuar fermerët me farë gruri dhe pleh artificial. Të drejtë aplikimi në këtë projekt kanë të gjithë fermerët të …

Më shumë...

Janë regjistruara 8 raste me sëmundjen gungore të kafshëve në territorin e Malishevës  

Drejtoria e Inspektoratit, ka bërë të ditur, se deri më tani në territorin e Komunës së Malishevës, janë regjistruara tetë raste të sëmundjes gungore të kafshëve. Kjo është bërë e ditur në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, të mbajtur sot. Ndërsa sa i përket situatës epidemiologjike nga EHKK, …

Më shumë...