Ashtu sikur pjesa e parë, edhe pjesa e dytë e Testit të Maturës në komunën e Mitrovicës, ka kaluar pa asnjë incident. Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës z. Safet Kamberi, drejtori i Arsimit, Pajazit Hajzeri dhe përfaqësuesit nga MASHT-i, kanë vizituar disa qendra të testimit, me ç’rast u informuan nga …
Më shumë...Radio Kosova e Lire
Tiranë, Shkup e Prishtinë, festë e madhe për Kombëtaren
Fitorja e mbrëmshme në Lion është shndërruar në festë kudo ku jetojnë shqiptarët. Pos atmosferës së krijuar në stadiumin e Lionit, ku rreth 75% e publikut ishin shqiptarë, fitorja është kremtuar gjithandej botës shqiptare. Në Tiranë mijëra vet përcollën ndeshjen në një ekran gjigand, ku fitorja 1:0 ndaj Rumanisë ndezi …
Më shumë...Fitorja e Kombëtares bën përshtypje të thellë në mediet e huaja
Fitorja e Kombëtares kuqezi është pasqyruar gjerësisht nga mediet e huaja. Loja me shpirt e lojëtarëve tanë si dhe mbështetja fenomenale nga tifozëria shqiptare ka bërë përshtypje të thella gjithandej medieve të huaja. BBC shkruan se “adhuruesit shqiptarë, ndër më pasionantët në evropian, me të drejtë mburren me Kombëtaren e …
Më shumë...Kombëtarja kuqezi, fitore historike ndaj Rumanisë
Kombëtarja shqiptare arriti fitore historike në përballjen e saj përfundimtare me Rumaninë. Në një atmosferë të jashtëzakonshme të krijuar nga mijëra e mijëra tifozë kuqezi që mbushën shkallët e stadiumit të Lionit, Kombëtarja jonë me një fitore minimale e dërgoi skuadrën rumune në shtëpi, duke e diskualifikuar atë nga gara. …
Më shumë...Provimi i Maturës Shtetërore vlerësohet i suksesshëm
Gjatë një konference për medie, Komisioni Shtetëror i Maturës ka konstatuar se pjesa e dytë e Testit të Maturës Shtetërore është administruar mjaft mirë, duke ruajtur kredibilitetin e një procesi real. Kryetari i këtij komisioni, Azem Guri bëri të ditur se në provimin e sotëm kanë marrë pjesë 32.150 nxënës …
Më shumë...IQV: Agim Bahtiri shpallet në ‘kërkim’
Aktivistë të Iniciativës Qytetare për Veprim, përmes një aksioni simbolik të organizuar para komunës së Mitrovicës, kanë vendosur pllakate ku Agim Bahtiri shpallet në kërkim, për shkak të premtimeve të tij të parealizuara në heqjen e barrikadës në urën e Ibrit. Aktivistët e kësaj organizate vendosen pllakate ku shkruante ‘Wanted …
Më shumë...PDK në Mitrovicë: Shteti të reagojë ndaj skenarëve serbë
Degët e Partisë Demokratike të Kosovës në Mitrovicë kanë shprehur shqetësimin për gjendjen e rënduar në veri të vendit, sidomos pas paralajmërimit të ndërtimit të kolonisë ‘Lugina e Diellit’ si dhe vendosjes së shtatores së ‘Car Llazarit’. Gjatë një konference për medie, përfaqësuesit e PDK-së në Mitrovicë kanë akuzuar edhe …
Më shumë...Historianët e Deçanit: Prijësit e Manastirit të Deçanit bekonin paramilitarët serbë
Kryesia e Lidhjes së Historianëve të Kosovës ‘Ali Hadri’, dega në Deçan, përmes një komunikate i ka kërkuar sërish Qeverisë për të ndërhyrë në kontestin pronësor mes komunës së Deçanit dhe Manastirit për çështjen e pronave të ndërmarrjeve shoqërore ‘Apiko’ dhe ‘Iliria’. Kjo shoqatë tërheq vërejtjen se pasojat e radikalizmit …
Më shumë...VV: Zyrtarët serbë po kryejnë stërvitje të armatosura në veri
Zyrtarët komunalë serbë po trajnohen në poligone ushtarake në pjesën veriore të Kosovës, nën përkujdesin e instruktorëve të ardhur nga Beogradi. Sipas Vetëvendosjes, e cila ka publikuar disa materiale fotografike, në veri të Kosovës po organizohen stërvitje ushtarake. Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, e ka quajtur skandal …
Më shumë...The Sun: Skuadra shqiptare, një mrekulli në vete
Revista e njohur britanike ‘The Sun’ ka dhënë një përshkrim në superlativ për skuadrën tonë kombëtare. Në një shkrim për rrugëtimin e Kombëtares kuqezi në Euro 2016, kjo revistë vlerëson lart edhe tifozërinë shqiptare për mbështetjen dinjitoze për Shqipërinë. “Skuadra e drejtuar nga Giani De Biasi arriti të hyje këtë …
Më shumë...Serbia përmes shtatores së Car Llazarit do të ndajë përfundimisht Mitrovicën
Serbia po bën përpjekjet përfundimtare për ndarjen e plotë të veriut të Kosovës dhe pamundësimin e përhershëm të bashkimit të Mitrovicës. Me 28 qershor është paralajmëruar ngritja e shtatores gjigante të Car Llazarit. Mësohet se kjo shtatore është donacion i Qeverisë së Serbisë që do të përurohet me rastin e …
Më shumë...Institucionet nuk po ndërmarrin asgjë ndaj keqtrajtimit të Grupit të Kumanovës
Ministria e Brendshme në Maqedoni nuk ka bërë të ditur nëse kanë filluar hetimet për rastet e keqtrajtimit të pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës. Mediet shqiptare në Maqedoni mësojnë se Prokuroria Publike ka nisur para disa muajsh një hetim për gjashtë persona të keqtrajtuar nga Policia. Avokati, Naser Raufi ka …
Më shumë...25% e popullatës së Maqedonisë jeton jashtë vendit
Trendi i migrimit së popullatës në Ballkanin Perëndimor mbetet tejet i lartë. Në bazë të një hulumtimi të bërë nga ‘Pew Research Center’, numri i shtetasve të Maqedonisë që jetojnë jashtë vendit llogaritet të jetë rreth 520 mijë vetë. Në këtë numër përfshihen të gjithë ata që kanë emigruar deri …
Më shumë...Temperatura të larta në fundjavë
Fundjava në Kosovë pritet të shoqërohet me temperatura tejet të larta. Sot dhe nesër, temperaturat do të sillen ndërmjet 13-16 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 32-34 gradë Celsius. Sipas parashikimeve të Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës, të dielën vende- vende pritet të ketë zhvillim të vranësirave …
Më shumë...IQV kërkon dorëheqjen e kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri
Iniciativa Qytetare për Veprim sot do të organizojë një aksion simbolik para ndërtesës së komunës së Mitrovicës, ku do të kërkojë dorëheqjen e kryetarit Agim Bahtiri për shkeljen e premtimit për heqjen e barrikadës mbi urën e Ibrit. Sipas Iniciativës Qytetare për Veprim, kryetari i Mitrovicës në mënyrë të vazhdueshme …
Më shumë...Mediet serbe bëjnë çmos për të dëmtuar imazhin e Kombëtares Kuqezi
Mediet serbe janë duke orkestruar një fushatë të organizuar me qëllim të dëmtimit të imazhit të Kombëtares shqiptare në Kampionatin Evropian që po mbahet në Francë. Në ndeshjen e fundit në Marsejë, tifozëria shqiptare shpalosi një parullë me mbishkrimin ‘Kosova është Shqipëri’, gjë që solli reagime të tërbuara në Serbi. …
Më shumë...