leoni

Radio Kosova e Lire

Me homazhe dhe aktivitete të ndryshme përkujtohen Dëshmorët e Prishtinës

Me homazhe dhe aktivitete të ndryshme përkujtohen Dëshmorët e Prishtinës

Me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Prishtinës, sot u mbajtën një sërë aktivitetesh në përkujtim të sakrificës së dëshmorëve. Të pranishëm në homazhe ishin familjarë të dëshmorëve, qytetarë të shumtë si dhe përfaqësues të komunës së Prishtinës. Pas kësaj u bënë nderime të shtatorja e Dëshmorit të Kombit, Zahir …

Më shumë...

Veteranët sot protestojnë para Qeverisë

Veteranët kundër kërkesave të FMN-së për zvogëlim të pensionit

Mos-themelimi i komisionit mjekësor që do të caktonte shkallën e invaliditetit për ata që ende nuk i gëzojnë pensionet dhe paralajmërimet se Qeveria mund të zvogëlojë pensionet për veteranët, ka bërë që veteranët të organizojnë sot protestë. Ata do t’i zërojnë pakënaqësitë e tyre në protestën që do të mbahet …

Më shumë...

VV kërkon sqarime nga AAK dhe Nisma për bashkëpunimin e tyre me Qeverinë

Opozita e bashkuar

Vetëvendosje ka kërkuar nga dy partitë e tjera opozitare, AAK dhe Nisma që të sqarojnë bisedimet e tyre me partitë e koalicionit qeveritar, si kusht për vazhdimin e bashkëpunimit të ndërprerë tash e disa javë. Partia e drejtuar nga Visar Ymeri ka bërë me dije se nuk do të marrë …

Më shumë...

Komuna e Mitrovicës subvencionon me sera 27 fermer

Kryetyari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, dhe drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Nasuf Aliu, kanë ndarë serat për fermerët e Komunës. Projekti i Drejtorisë së Bujqësisë për subvencionim, ka si qëllim mbështetjen e fermerëve në komunën e Mitrovicës, prandaj rreth 3,350 m2 sipërfaqe e re toke u janë shpërndarë …

Më shumë...

U mbajtën Garat komunale të recituesve

Gjatë muajit mars dhe pjesës së parë të muajit prill, në të gjitha shkollat e komunës së Suharekës, janë mbajtur Garat e recituesve në nivel shkolle. Të gjitha shkollat fillore të mesme të ulëta kanë përzgjedhur dy nxënësit më të suksesshëm (njëri nga shkolla fillore dhe tjetri nga shkolla e …

Më shumë...

Fermerët ferizajas furnizohen me farë misri

Komuna e Ferizajt edhe këtë vit ka furnizuar me farë misri fermerët ferizajas. Me këtë rast fermerët ferizajas, janë shprehur tejet të kënaqur me këtë subvencionim të komunës, ata thanë se kjo ju ndihmon mjaft shumë që arat e tyre të mos mbesin djerrin. U bë e ditur se komuna …

Më shumë...

Gjykata e Apelit përsëri shpall të pafajshëm Limajn dhe të tjerët

Gjykata

Burime të pakonfirmuara bëjnë me dije se Gjykata e Apelit e ka shpallur të pafajshëm deputetin, Fatmir Limaj dhe të tjerët për rastin ‘Kleçka’. Trupi gjykues i përbërë nga dy gjykatës të EULEX-it dhe një vendor, ka hedhur poshtë si të pabazuar ankesën e Prokurorisë. Ky vendim për rishpalljen të …

Më shumë...

Ndahet nga jeta veprimtari, Skender Murati

Ndahet nga jeta veprimtari, Skender Murati

Sot u nda nga jeta Skender Murati, veprimtar i LPK-së dhe aktivist i diasporës shqiptare në Zvicër. Ai u angazhua në protestat e demonstratat e shumta në Evropë në shërbim të afirimimit të çështjes shqiptare. Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, me 17 prill, në orën 13:00 në …

Më shumë...

Kryekuvendari, Veseli takohet me kongresmenin, King

Kryekuvendari, Veseli takohet me kongresmenin, King

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në vazhdën e vizitës së tij në Uashington, ka takuar kongresmenin nga radhët e republikanëve, Steve King. Ata biseduan për zhvillimet politike në Kosovë, punën e Kuvendit si dhe përkushtimin për përmbushjen e agjendës së integrimeve euro-atlantike. Kongresmeni, Steve King, nga ana e …

Më shumë...

Mijëra azilkërkues kthehen vullnetarisht nga Gjermania

Mijëra azilkërkues kthehen vullnetarisht nga Gjermania

Numri i azilkërkuesve që kthehen vullnetarisht nga Gjermania është duke u rritur vazhdimisht. Sipas të dhënave të Zyrës Federale për Migracion dhe Refugjatë, vetëm në tre muajt e parë të këtij viti Gjermaninë e kanë braktisur 14.100 emigrantë, të cilëve u është refuzuar azili. Numri më i madh i atyre …

Më shumë...

Punëtorët e KEDS-it protestuan para Qeverisë

Punëtorët e KEDS-it protestuan para Qeverisë

Nën organizimin e Federatës Sindikale ‘Elektro-Kosova’, qindra punëtorë të KEDS-it kanë protestuar sot para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar zbatimin e Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive. Duke u nisur nga fakti që vetëm gjatë javës së kaluar në KEDS janë larguar nga puna 80 punëtorë, protestuesit kërkuan zbatimin e …

Më shumë...

Mustafa: Kemi punësuar 18 mijë vetë

Isa Mustafa

Kryeministri, Isa Mustafa në një postim të afishuar në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se ka realizuar 90 përqind të objektivave të parapara për vitin 2015. Ai ka përmendur se gjatë vitit që lamë pas, janë punësuar 18 mijë vetë si dhe ka pasur një rritje ekonomike prej …

Më shumë...

17 vite nga rënia e Heroit të Kombit, Shkëlzen Haradinaj

19 vjet nga rënia e Shkëlzen Haradinajt, Hasim Halilajt, Fatmir Nimanajt dhe Luan Nimanajt

17 vite më parë, me 16 prill të vitit 1999, ra në altarin e lirisë gjeneral, Shkëlzen Haradinaj, komandant për operacione luftarake në Zonën Operative të Dukagjinit. Bashkë me Shkëlzenin në betejën e Maznikut ranë edhe tre eprorë të lartë të Brigadës 131 ‘Jusuf Gërvalla’, Hasim Halilaj, Fatmir Nimanaj, Luan …

Më shumë...

Ende nuk është tejkaluar bllokada e kamionëve dhe maunave nga Serbia

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë njofton se vendimi i Qeverisë së Kosovës për masa të reciprocitetit mbetet në fuqi

Takimi i paralajmëruar nga Brukseli për zgjidhjen e bllokadës ndaj kamionëve që bartin materie të rrezikshme nga Serbia, ende nuk është mbajtur. Autoritetet e bashkimit Evropian nuk kanë dërguar ende ftesë për një takim të tillë, ka bërë të ditur Gazmir Raci, këshilltar politik i ministres, Edita Tahiri. Duhet të …

Më shumë...

Qeveria ‘pezullon’ përkohësisht hartimin e statutit të Zajednicës

Qeveria e Kosovës tanimë nuk e konsideron hartimin e statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe, si çështje urgjente. Në anën tjetër, përfaqësuesit e opozitës si dhe njohësit e rrethanave politike konsiderojnë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese e ka nxjerrë jashtë agjendës themelimin e Zajednicës. Kabineti i kryeministrit, Mustafa …

Më shumë...

Ahmeti paralajmëron koalicion me AKR-në

Shpend Ahmeti

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka paralajmëruar se së shpejti do të formalizohet koalicioni me Aleancën Kosova e Re, në nivel komunal. Në një emision të transmetuar në KTV, kreu i komunës së Prishtinës ka bërë me dije se shpejt do të formalizohet bashkëpunimi me partinë e Behgjet …

Më shumë...