Partia Fjala: Turp për Qeverinë që lejon një kryetar të komunës ta mohojë shtetësinë dhe t’i shkel ligjet e Kosovës

Rakiq: Nuk do të lejojmë kurrfarë ‘aksioni kaubojsh’ në veri

Kryetari i komunës veriore të Mitrovicës, Goran Rakiq e ka quajtur aksion kaubojsh vendimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit për lirimin e lokaleve  të uzurpuara të ndërmarrjeve shoqërore në veri të Mitrovicës. Ai ka paralajmëruar se nuk do të lejohen aksione të tilla në këtë pjesë të vendit. Rakiq ka kërcënuar se komuna e tij do të pengojë çdo aksion, duke siguruar se strukturat serbe do të jenë syhapur dhe të gatshme për të mos lejuar veprimet e institucioneve të Kosovës. “Askush nuk na ka njoftuar për aksionin. Në Komunë askush nuk ka paraqitur asgjë, andaj nuk do të lejojmë kurrfarë aksioni kaubojsh. Aksioni nuk mund të realizohet pa konsultime me Komunën”, ka deklaruar Rakiq. Përndryshe, Agjencia Kosovare e Privatizimit bashkë me Policinë e Kosovës para disa ditësh kanë bërë përpjekje për lirimin e 7 lokaleve të ish-ndërmarrjes ‘Lux’, që ndodhen në rrugën kryesore në veri të qytetit të Mitrovicës. Vlen të përkujtohet se një aksion i njëjtë për lirimin e këtyre pronave ishte ndërmarrë edhe në mars të vitit të kaluar, por që kishte dështuar si pasojë e jo-seriozitetit të organeve të sigurisë. Deri në marsin e vitit 2015, në veri të Mitrovicës janë privatizuar 75 lokale dhe objekte të ish-ndërmarrjes shoqërore “LUX”.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …