Bahtiri: Ura e Ibrit do të hapet së shpejti dhe hapjen e saj nuk mund ta kushtëzoj askush

Sot protestohet kundër kolonizimit të veriut të Mitrovicës

Sot është paralajmëruar një protestë pranë barrikadës në Urën e Ibrit në Mitrovicë. Iniciativa Qytetare për Veprim, si organizatore e protestës, ka bërë të ditur se do të protestohet për heqjen e barrikadave në veri, kthimin e shqiptarëve në shtëpitë e tyre si dhe ndaljen e spastrimit etnik dhe kolonizimit të Serbisë në këtë pjesë. Ky aksion është hapi i parë i Iniciativës Qytetare për Veprim me qëllim të organizimit, sensibilizimit dhe angazhimit qytetar për zgjidhjen e problemit të shqiptarëve në veri të Mitrovicës. Në komunikatë thuhet se duke parë agresionin politik që shteti i Serbisë po ndërmerr në veri të Kosovës, duke kolonizuar në tërësi pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës, heshtjen e bashkësisë ndërkombëtare dhe mosveprimin e qeverisë së Kosovës, besohet që me angazhim dhe presion qytetar “do ta detyrojmë BE-në dhe Qeverinë e Kosovës që t’i ndalin planet hegjemoniste të Serbisë për shkatërrimin e Republikës së Kosovës”.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …