Radio Kosova e Lire

Aksion për pastrimin e qytetit të Mitrovicës

 Në shënimin e 22 Prillit – Ditës së Tokës, nga ora 10:00 ka filluar aksioni për pastrimin e qytetit të Mitrovicës dhe rrethinës. Aktiviteti kryesor ka filluar para Komunës së Mitrovicës, të cilit i janë bashkangjitur kryetari i Komunës, Agim Bahtiri dhe zyrtarë të tjerë. Para fillimit të aksionit, nxënësve …

Më shumë...

Krasniqi: AAK jo vetëm po flirton, por edhe po bashkëpunon me pushtetin

Deputeti i PSD-së, Frashër Krasniqi thotë se për herë të parë politika po bëhet së bashku përballë Serbisë

Nuk kanë të ndalur përplasjet verbale mes partive që para disa muajsh përbënin opozitën e bashkuar. Situata është tendosur edhe më pas deklaratës së ish-anëtarit të Kryesisë së AAK-së, Burim Ramadani i cili ka akuzuar në mënyrë të tërthortë anëtarët e Vetëvendosjes për sulmet me koktej mollotovi dhe djegien e …

Më shumë...

Përfundoi dezinsektimi kundër rriqrave në Lladroc

Ka përfunduar dezinsektimi kundër rriqrave, ne fshatin Lladroc të komunës së Malishevës. Kjo fushatë e dezinsektimit, është duke u kryer në kuadër të zbatimit të strategjisë për luftimin dhe parandalimin e EHKK, ndërsa rriqrat janë bartës të virusit dhe kjo është arsyeja e dezinsektimit. Paraprakisht, dezinsektimi është kryer në Carrallukë …

Më shumë...

Kryetari, Thaçi priti në takim ambasadorin britanik, O’Connell

Kryetari, Thaçi priti në takim ambasadorin britanik, O’Connell

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi priti sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell. Në këtë takim, ata biseduan për bashkëpunimin e mirë mes dy vendeve dhe mundësinë e thellimit të marrëdhënieve. Kryetari, Thaçi përmendi se Kosova ka shmangur zhytjen në krizë politike dhe se ditët …

Më shumë...

Deputeti, Sali Berisha përjashtohet për 10 ditë nga Kuvendi

Sali Berisha

Byroja e Kuvendit të Shqipërisë ka përjashtuar sot deputetin e Partisë Demokratike, Sali Berisha për 10 ditë nga Kuvendi. Ky vendim vjen pas kërkesës së Partisë Socialiste drejtuar Byrosë së Kuvendit për përjashtimin 10 ditor të ish-kryetarit të Partisë Demokratike. Në shkresën dërguar Byrosë, Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin e …

Më shumë...

Kryetari Vehapi priti në takim përfaqësuesit e Bankës Botërore

Kryetari i Komunës së Rahovecit z. Idriz Vehapi priti në takim përfaqësues nga Banka Botërore për projektin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural (Agriculture and Rural Development Project) i cili mbështet qeverinë e Kosovës në implementimin e strategjisë për bujqësi dhe zhvillim rural. Temë e këtij takimi ishte çështja e vazhdimit …

Më shumë...

Tahiri: Do të ndërtohen gjashtë pikë-kalime kufitare sipas Marrëveshjes IBM

Tahiri: Do të ndërtohen gjashtë pikë-kalime kufitare sipas Marrëveshjes IBM

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka bërë të ditur se janë shënuar përparime në përgatitjet për ndërtimin e gjashtë pikëkalimeve të përhershme kufitare të Menaxhimit të Integruar të Kufirit, në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit. Ministrja pa portofol në Qeverinë e Kosovës ka saktësuar se faza e parë e projekteve …

Më shumë...

Klina përgatitet për Festivalin Folklorik “ I këndojmë Lirisë”

Këshilli Organizativ, ka nisur përgatitjet për mbajtjen e festivalit folklorik gjithëkombëtar “ I Këndojmë lirisë”, i 16 me radhë që mbahet në klinë dhe që i kushtohet ditëlindjes së komandantit të UÇK-së Mujë Krasniqi- Kapuçi. Kryetari i Komunës së Klinës, z. Sokol Bashota ka falënderuar të gjitha ata që kanë …

Më shumë...

Avokatët: Të paraburgosurit e Grupit të Kumanovës po përballen me dhunë

OVL-UÇK: Gjykimi i “Rastit të Kumanovës” është politik dhe vazhdimësi e një procesi të montuar nga politika

Të akuzuarit e Grupit të Kumanovës vazhdojnë të përballen me maltretime në burgjet e Prilepit dhe Manastirit. Avokati mbrojtës, Naser Raufi ka thënë se ndaj të paraburgosurve ende po ushtrohet dhunë nga autoritetet e burgjeve. Shenja të qarta dhune vërehen tek Sedel Miftari dhe Bajram Elshani. Pavarësisht këtyre shkeljeve elementare …

Më shumë...

Dita e Tokës u shënua me pemë të reja dhe pastrim të mjedisit në Ferizaj

22 prilli, Dita e Tokës, edhe në Ferizaj u shënua me mbjelljen e pemëve dhe me pastrimin e mjedisit jetësor. Qindra nxënës të shkollave të Ferizajt, iu bashkuan zyrtarëve komunalë në shënimin simbolik të kësaj dite, e cila konsiderohet si një moment për të bërë thirrje për pengimin e degradimit …

Më shumë...

Filluan punimet në rregullimin e poligonit sportiv në fshatin Javorë të Suharekës

Në kuadër të projektit që secili fshat ta ketë nga një poligon sportiv, të enjten filluan punimet në fshatin Javorë të komunës së Suharekës. Vitin e kaluar janë ndërtuar 5 poligonë të tillë nëpër fshatra të ndryshëm. Projekti në fjalë është në bashkëfinancim në mes të Komunës së Suharekës dhe …

Më shumë...

Ministri Shala uron xhudistet Kelmendi e Gjakova

MKRS

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala uron xhudisten Majlinda Kelmendi për fitoren e medaljes së artë dhe Nora Gjakovën për fitoren e medaljes së bronztë në Kampionatin Evropian të Xhudos që po mbahet në Kazan të Rusisë. Me këtë rast, ministri Shala, uron edhe Përfaqësuesen e Kosovës në …

Më shumë...

Kryetari Selmanaj është taku më z.Bedri Xhafa nga organizata APPK

Kryetari i komunës së Deçanit  z.Rasim Selmanaj,  bashkë më drejtorin e zhvillimit ekonomik z.Betim Mataj dhe zyrtarin  për planifikim dhe zhvillim z.Mirsad Nimonaj, kanë pritur në takim z.Bedri Xhafa  udhëheqësin  e organizatës APPK(Agresioni i përkrahjes së Punësimit Kosovë), me bashkëpunëtor. Qëllimi këtij takimi ishte lidhur më prezantimin e programit të …

Më shumë...

U mbajt takimi i koordinimit lokal për siguri në Suharekë

Komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten Milazim Lumi duke raportuar për gjendjen e sigurisë në komunën e Suharekës, ka bërë të ditur se gjatë dy jave që lamë pas ka qenë situatë  e qetë dhe stabile,  përveç  disa rasteve  që kanë ndodhur  si 3 vjedhje, 1 moszbatim i urdhrit …

Më shumë...

Vazhdon rregullimi i rrugëve në fshatrat e komunës së Mitrovicës

Drejtoria për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë në komunën e Mitrovicës,  deri më tani ka realizuar një sërë projektesh, në këtë sezon ka filluar me disa projekte të reja në krijimin e kushteve  sa më të mira për banorët e kësaj komune. Kryetari i komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, së bashku …

Më shumë...

Të premten bëhet repelimi i kafshëve në Carrallukë

Njoftohen banorët e fshatit Carrallukë të komunës së Malishevës, se të premten më 22 prill 2016, do të bëhet repelimi i kafshëve. Ky është cikli i dytë i repelimit të kafshëve, në kuadër të zbatimit të strategjisë për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK). Me këtë rast …

Më shumë...