MASHT-i publikon rezultatet e testit të arritshmërisë

MASHT-i publikon rezultatet e testit të arritshmërisë

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë sot i ka bërë të ditura rezultatet e e testit të arritshmërisë për nxënësit e klasave të nënta në shkallë vendi. Sipas kësaj ministrie, arritshmëria në këtë test është 64.7 për qind. Sipas Mustafë Kadriut, udhëheqës në Divizionin për Vlerësim, Standarde dhe Monitorim, arritshmëria sivjet është më e madhe sesa në vitet e kaluara. Sipas zyrtarëve të MASHT-it, janë bërë të gjitha përgatitjet që nxënësit me këto pikë të arritura të aplikojnë në shkollimin e mesëm të lartë.

Kontrolloni gjithashtu

Apeli vulos aktakuzën për korrupsion ndaj Faruk Mujkës dhe Hysen Muzliukajt

Gjykata e Apelit ka konfirmuar aktakuzën për korrupsion ndaj kryeshefit ekzekutiv të Ndërmarrjes Hidro-Ekonomike “Ibër-Lepenc”, …