Iskenderov: Uashingtoni po planifikon vendosjen e sistemit raketor në Kosovë

Iskenderov: Uashingtoni po planifikon vendosjen e sistemit raketor në Kosovë

Analisti rus, Petr Iskenderov ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke planifikuar vendosjen e një mburoje raketore në Kosovë. Analisti rus që është pjesë e Akademisë së Shkencave ruse, ka bërë të ditur se Uashingtoni po bën plane të reja për Ballkanin, duke shtuar se këto plane nuk përfshijnë vetëm praninë e politikës, por edhe ato ushtarake në pjesë të caktuara. “NATO, veçanërisht Shtetet e Bashkuara, duan ta vënë Kosovën në qendër të planeve të saj politike dhe ushtarake, sidomos për shkak të vendndodhjes së saj të shkëlqyer në të cilën ky territor ndodhet”, ka deklaruar Iskenderov. Në rast se realizohet një gjë e tillë, atëherë Kosova do të bëhej pjesë e mburojës raketore, e cila do të përdoret nga Uashingtoni si kundërpeshë ndaj kërcënimeve ruse në Europë.

Kontrolloni gjithashtu

“Tani po e kuptoj pse ka kaq shumë vrasje!” – Arlinda kërkoi drejtësi para se të vritej

“Tani po e kuptoj pse ka kaq shumë vrasje!” – Arlinda kërkoi drejtësi para se të vritej

Arlinda Sylaj-Zekaj, 49-vjeçare, e vrarë më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, kishte paralajmëruar institucionet …