Kryetari i Komunës së Malishevës, z.Ragip Begaj, ka pritur sot në një takim, kryetarin e klubit të shqiptarëve “2 Korriku”, në Sundern të Gjermanisë, z.Fadil Bytyçi, me të cilin biseduan për aktivitetet e përbashkëta, të zhvilluara, mes Komunës së Malishevës dhe Komunës së Sundernit, dhe për kontributin e kësaj shoqate, …
Më shumë...Radio Kosova e Lire
Kabineti qeveritar miraton disa vendime
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të rregullt ka miratuar një varg vendimesh nga përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore të saj. Ekzekutivi miratoi Projektligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, i cili përcakton masat, autoritetet kompetente dhe procedurat për zbulimin, parandalimin e pastrimit të …
Më shumë...Aktgjykimi për rastin e përleshjes së deputetëve shpallet me 25 prill
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë u mbajt seanca për rastin e përleshjes së deputetëve në vitin 2012, me ç’rast drejtori i Departamentit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu paraqiti dëshminë e tij. Ky i fundit ka shpjeguar se ekspertiza mjeko-ligjore për sulmin e pretenduar ndaj deputetit, Bekim Haxhiu është lëshuar në …
Më shumë...Tahiri: Marrëveshja për certifikatat e ADR-së fillon zbatimin me 25 prill
Ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka bërë të ditur se në mesnatë pas bisedimeve maratonike në Bruksel, është arritur marrëveshja për njohjen reciproke të certifikatave për transportin e mallrave të rrezikshme ADR në mes të dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë. Ajo ka sqaruar se me këtë marrëveshje, të dyja shtetet …
Më shumë...UNMIK-u i helmoi me vetëdije komunitetin RAE në kampin e Mitrovicës
Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë do të duhej të pranonte publikisht se pjesëtarë të komuniteteve i vendosi në kampe në veri të Mitrovicës, që ishin të helmuara me plumb. Kështu ka vlerësuar Komisioni Këshilldhënës për të Drejtat e Njeriut, pas ankesës së 138 pjesëtarëve të komunitetit rom, ashkali …
Më shumë...Çka shkruante Vuk Karaxhiq për shqiptarët e vitit 1848?
Filologu dhe etnologu serb, Vuk (Stefanoviq) Karaxhiq, konsiderohet si një nga nismëtarët e nacionalizmit serb. I frymëzuar nga rryma e romantizmit që përfaqësohej nga mileu gjerman si vëllezërit Grim, Gëte dhe Herder, Karaxhiq do t’i përveshej punës për të mbledhur visaret e folklorit të sllavëve të jugut. Fryt i punës …
Më shumë...OSBE do të ndihmojë mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian ka njoftuar se do të ndihmojë mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të Serbisë në Kosovë. OSBE përmes një kumtese për medie ka bërë të ditur se “do të ndërmarrë një operacion të grumbullimit të votave në Kosovë për t’iu mundësuar personave me të drejtë vote …
Më shumë...Gjuriq: Serbët do të vazhdojnë t’i përdorin letërnjoftimet e Serbisë
Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka deklaruar se pas 18 orësh bisedimesh në Bruksel, pala serbe dhe ajo shqiptare kanë arritur marrëveshje për letërnjoftimet, për kalimin e kamionëve, vizitat e zyrtarëve serbë si dhe për zgjedhjet. “Letërnjoftimet e Serbisë do të përdoren …
Më shumë...Policia do të garantojë mbarëvajtjen e zgjedhjeve që shkelin sovranitetin
Pas vendimit të Qeverisë së Isa Mustafës për tolerimin e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, Policia do të vihet në shërbim të mbarëvajtjes së këtyre zgjedhjeve që shkelin sovranitetin e shtetit tonë. Zgjedhjet e së dielës do të sigurohen nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it në të …
Më shumë...Latifi reagon ndaj deklaratës së Glauk Konjufcës
Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Smajl Latifi, ka reaguar ndaj deklaratës së shefit të grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, i cili ka deklaruar se bajraktarizimi i partisë së Haradinajt dëmtoi opozitën e bashkuar. Në një shkrim të afishuar në profilin e tij në Facebook, Latifi ka thënë se më …
Më shumë...Konjufca: Ideologjia bajraktariste e AAK-së e dëmtoi kauzën e opozitës
Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka thënë se thellimi i bashkëpunimit opozitar është pamundësuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ideologjia e së cilës sipas tij, është bajraktarizmi. Ai ka vlerësuar se krijimi i koalicionit midis AAK-së dhe Nismës ka dëmtuar kauzën e opozitës së bashkuar. “Koalicioni …
Më shumë...Kitaroviq: Tribunali i Hagës me lirimin e Sheshelit rrezikon paqen në Ballkan
Kryetarja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviq i ka drejtuar një letër sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon, përmes të cilës i ka shprehur zhgënjimin e thellë për lirimin e Vojsllav Sheshelit nga Tribunali i Hagës. Ajo ka vlerësuar se ky vendim do të ndikojë negativisht në paqen, pajtimin dhe …
Më shumë...Rama: Po spekulohet me numrin e azilkërkuesve shqiptarë
Kryeministri, Edi Rama, gjatë një takimi me diplomatë e profesorë të huaj në Tiranë, ka folur edhe për dukurinë e azilkërkuesve shqiptarë në Evropë. Sipas tij, në këtë drejtim ka spekulime të mëdha në lidhje me numrin e azilkërkuesve shqiptarë në vendet e Bashkimit Evropian. Kreu i Qeverisë shqiptare tha …
Më shumë...Kryetari Begaj, bëri homazhe te varrezat e dëshmorëve të Koshares
Kryetari Komunës së Malishevës, z.Ragip Begaj, drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, z.Ahmet Morina, të shoqëruara edhe nga familjarë të dëshmorëve të Komunës së Malishevës, të rënë në Koshare, të martën kanë bërë homazhe, me rastin e 17 vjetorit të të rënëve në Koshare. Beteja e Koshares, që njihet si njëra …
Më shumë...U mbajt takimi i Shtabit për situata Emergjente në Suharekë
Shtabi për situate Emergjente në Komunën e Suharekës, të martën ka diskutuar lidhur me gjendjen e krijuar pas temperaturave të larta që po mbretërojnë këto ditë. Në këtë takim u tha se kanë filluar paraqitjet e para të shpërthimit të zjarreve dhe për këtë ky Shtab ka biseduar për parandalimin …
Më shumë...Punësohen 70 doktorë dhe infermierë të rinj, në komunën e Mitrovicës
Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, Muhedin Osmani, takuan 70 doktorët dhe infermierët e rinj nga komuna e Mitrovicës të cilët nga e mërkura do të fillojnë punën në QKMF Mitrovicë. Në bashkëpunim me CARITAS-in do të fillojnë punën 70 doktorë dhe infermierë …
Më shumë...