Zamir Qeriqi

Ramush Haradinaj: Do të bëhet një zgjidhje përfundimtare, serioze, lidhur me statutin e të drejtat e kategorive të luftës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mbajti tryezë, në të cilën është  diskutuar për problemet e kategorive të lirisë, kërkesat, nevojat e tyre si dhe të shoqatave që përfaqësojnë këto kategori. Me këtë rast u fol lidhur me ligjin për pagën minimale, pritjet e gjata për pajisje me proteza për invalidët, anashkalimin …

Më shumë...

Faton Klinaku: Qeveria Kurti me veprimet e veta e qartësoi se është kundër luftës çlirimtare dhe vlerave të saj

Faton Klinaku

Ushtruesi i detyrës së OVL–UÇK-së, Faton Klinaku, në tryezën e AAK-së tha  tha janë ndërruar disa qeveri që nga pas lufta, por nuk është bërë sa duhet për kategoritë e luftës. Ai potencoi se paga prej 170 eurove, me inflacionin në Kosovë vlen sikur të ishin 70 euro. Klinaku tha se …

Më shumë...

Kryetarja, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier

Kryetarja, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier

Kryetarja, Vjosa Osmani, priti takim ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier me të cilin  kanë diskutuar për koordinimin e  takimet dhe aktivitetet gjatë Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku zonja, Vjosa  Osmani do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës.  Në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend …

Më shumë...

Kryeprokurori i Shtetit, Besim Kelmendi, mbajti kolegjiumin e rregullt me tërë kryeprokurorët e prokurorive të Kosovës

Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka mbajtur takimin e radhës së Kolegjiumit të kryeprokurorëve të prokurorive të vendit, në të cilin kanë marrë pjesë kryeprokurorët, të deleguarit e prokurorive përkatëse dhe prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit. Në këtë takim është raportuar me radhë nga përfaqësuesit e të gjitha prokurorive për rrjedhat e punës, ku në fokus ishin raportimet për rastet e dhunës në familje dhe rastet e dhunës seksuale në Republikën e Kosovës. Lidhur me këto raste, bazuar në shifrat zyrtare, kryeprokurorët kanë raportuar për prokuroritë që ata drejtojnë, dhe, me këtë rast janë diskutuar çështjet dhe praktikat që kanë të bëjnë me veprimet procedurale dhe ligjore në trajtimin e rasteve penale, konkretisht atyre të dhunës në familje dhe dhunës seksuale.

Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka mbajtur kolegjiumin e rregullt me të gjithë kryeprokurorët e prokurorive të vendit, përfaqësues të prokurorive dhe prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, ku kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e Ambasadës amerikane  në Kosovë. Kryeprokurori Kelmendi ka diskutuar për raportet e …

Më shumë...

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoğan tha se Gaza është bërë kampi më i madh i shfarosjes njerëzore, në botë

Erdogan

Kryetari i Turqisë,  Rexhep Tajip Erdoğan, ka deklaruar se Rripi i Gazës është bërë “kampi më i madh i shfarosjes njerçzore në botë, duke shtuar se Izraeli ka kryer një mizori që do ta kalojë Hitlerin, raporton Anadolu. Udhëheqësit dhe organizatat perëndimore, detyra e të cilëve është të garantojnë sigurinë ndërkombëtare, …

Më shumë...

Doli nga shtypi libri, ‘Atletët e Lirisë’ i autorit, Gjergj Dedaj, politikan, diplomat dhe veprimtar i mirënjohur

Doli nga shtypi libri, ‘Atletët e Lirisë’ i autorit, Gjergj Dedaj, politikan, diplomat dhe veprimtar i mirënjohur

Gjergj Dedaj është  themelues i Liberal Demokracisë Liberale në vitin 1991, kryetar i saj deri në vitin 2016 dhe aktualisht President Nderi i PLK-së. Kjo parti ka qenë anëtare me të drejta të plota në Aleancën Liberale Demokratike të Europës (ALDE),  me seli në Bruksel dhe në Internacionalen Liberale me seli, në …

Më shumë...

Ahmet Qeriqi: Nga pika e re ushtarake e forcave armike në Zborc po granatohen fshatrat e Drenicës (E enjte 30 korrik, 1998)

Ahmet Qeriqi: Nga pika e re ushtarake e forcave armike në Zborc po granatohen fshatrat e Drenicës (E enjte 30 korrik, 1998)

Në orën shtatë të mëngjesit predhat e armëve të armikut po godasin në Krojmir, Pjetërshticë e Shalë. Të shtënat dhe detonimet e fuqishme po jehojnë edhe nëpër lugjet e Grykës së Krojmirit. Ashtu nëpër breshërinë e granatave nga fshati janë larguar disa burra të cilët për punë të ndryshme shkojnë …

Më shumë...

Gjykata Speciale, në Hagë, ka marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit kundër, Ismet Bahtijarit

Gjykata Speciale, në Hagë kanë marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, Ismet Bahtijarit. Vendimi është marrë nga gjykatësja e procedurës paraprake, Marjorie Masselot më 26 korrik 2024. “Gjykatësi i Procedurës Paraprake urdhëron vazhdimin e paraburgimit të Z. Bahtijari. Nëse ai dëshiron të bëjë këtë, të paraqesë dorëzimet mbi rishikimin e ardhshëm të paraburgimit deri më 26 gusht 2024, me përgjigjet dhe replikat që ndjekin afatin e caktuar në Rregullën 76 të Rregullave. Në arsyetimin e këtij vendimi, thuhet se gjykatësja e procedurës paraprake ka konstatuar se ekzistojnë arsye të qarta, me të cilat besohet se Bahtijari mund të arratiset dhe mund të pengojë ecurinë e procedurave ose të kryejë krime të tjera. Prokuroria në parashtrimet e saj kishte për bazë konstatimet e gjyqtarit në vendimin e katërt të vazhdimit të paraburgimit ndaj Bahtijarit, i cili kishte konstatuar se asnjë mënyrë e lirimit me kusht nuk mund t’i zbusë në mënyrë të mjaftueshme rreziqet ekzistuese.

Gjykata Speciale, në Hagë ka marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit  kundër të pandehurit, Ismet Bahtijarit. Vendimi është marrë nga gjykatësja e procedurës paraprake, Marjorie Masselot më 26 korrik 2024. “Gjykatësi i Procedurës Paraprake urdhëron vazhdimin e paraburgimit të Z. Bahtijari. Nëse ai dëshiron të bëjë këtë, të paraqesë …

Më shumë...

PDK-ja do t’i drejtohet Prokurorisë Speciale për të hetuar aferën e manipulimit me tekstet shkollore nga Qeveria

Abelard Tahiri

Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se vendimi i deputetëve të shumicës për zëvendësimin e kryetarit dhe zëvendës-kryetarit nga radhët e opozitës të Komisionit Hetimor Parlamentar për hetimin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore, është i paligjshëm dhe sulm i drejtpërdrejtë mbi mandatin e deputetit. …

Më shumë...

KQZ-ja ka publikuar disa raste të fletëvotimeve të vlefshme dhe të pavlefshme në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës

KQZ miraton dizajnin dhe formatin e fletëvotimeve për zgjedhjet 19 majit në katër komunat në veri të vendit

KQZ-ja ka publikuar  disa raste të fletëvotimeve të vlefshme dhe të pavlefshme në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës. Fletëvotimet e pavlefshme mbeten një shqetësim i gjerë në Kosovë, pasi një numër i konsiderueshëm i tyre shpallen të tilla në çdo proces zgjedhor. Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, vetëm …

Më shumë...

ABC: Opinionet e amerikanëve për Zëvendës-presidenten Kamala Harris janë rritur, me 43% nga 35% në javën e kaluar

Kamala Harris: Amerika nuk do t'i shmanget aktit të shkatërrimit të popujve indigjmenë, këtij turpi të së kaluarës

Një sondazh i ABC-së i publikuar zbulon se opinionet e amerikanëve për Zëvendëspresidenten Kamala Harris janë rritur, me 43% që e shohin atë favorite, ndërsa 14% të tjerë nuk kanë asnjë mendim. Ky është një përmirësim për të nga një sondazh i publikuar javën e kaluar, ku 35% e vlerësuan …

Më shumë...

Deputetët socialistë kanë firmosur propozimin e kryeministrit Rama, që Elisa Spiropali të jetë kryetare e Kuvendit

Elisa Spiropali: Shqipëria kurrë nuk është kursyer për t’iu gjendur afër Kosovës, në luftë dhe në paqe, brenda dhe jashtë

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të Grupit të PS, deputetë socialistë kanë firmosur për propozimin e kryeministrit Rama që Elisa Spiropali të jetë kryetare e Kuvendit. Edi Rama e bëri propozimin  në Kongresin e PS, ku Spiropali do të zërë vendin e Lindita Nikollës, e cila dha dorëheqjen në seancën …

Më shumë...

Ahmet Qeriqi: Një takim i befasishëm i drejtuesve të luftës në Krojmir (E mërkurë, 29 korrik, 1998)

Ahmet Qeriqi: Një takim i befasishëm i drejtuesve të luftës në Krojmir (E mërkurë, 29 korrik, 1998)

Herët në mëngjes, Heset Hamdiu më lajmëron se në shtëpinë e tij në të cilën kemi vendosur shtabin lokal, kanë ardhur disa drejtues të Shtabit të Përgjithshëm si Komandanti Azem Syla, zëdhënësi Jakup Krasniqi, Kadri Vesli-Luli, Hashim Thaçi -Gjarpri, Fatmir Limaj- Çeliku e të tjerë. Azemi ka kërkuar që të …

Më shumë...

Përkujtohet heroi i kombit, Tahir Sinani e bashkëluftëtarët e tij dëshmorë: Naser Ademi. Hyrë Emini, Brahim Ademi dhe Hisa Fazliu

Sot shënohet 19-vjetori i rënies heroike të Komandantit, Tahir Sinani dhe katër bashkëluftëtarëve të tij

23 vjet më parë më 29 korrik të vitit 2001, në rajonin e Malësisë së Gostivarit  ka rënë  Komandanti i tri luftërave çlirimtare, Tahir Sinani dhe bashkëluftëtarët e tij, Naser Ademi. pjesëmarrës në katër luftëra çlirimtare në Kroaci, Bosnje, Kosovë dhe në Maqedoni, profesoresha, Hyrë Emini,  nga Ferizaj luftëtare  e tri luftërave çlirimtare,  luftëtari tjetër  i tri luftërave çlirimtare,  Brahim Ademi nga …

Më shumë...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ,në Kongresin e Partisë Socialiste, foli për rolin i Shtetit në arenën ndërkombëtare

Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste foli për zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen në vitin 2025

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në Kongresin e Partisë Socialiste foli për  rolin i Shtetit  në arenën ndërkombëtare Ai renditi pozicionin që ka pasur Shqipëria përgjatë këtyre viteve dhe besimin që ka fituar te ndërkombëtarët.  Për këtë, si tregues Rama tha janë samitet që janë zhvilluar në Shqipëri, duke theksuar se kanë shpallur …

Më shumë...

BDI: Asnjë kërcënim, shantazh e shpifje nuk na bën të dorëzohemi nga misioni fisnik

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

Pas kërcënimeve serioze dhe mesazheve të dhunshme drejtuar deputetëve të BDI-së, të cilat jo vetëm janë kërcënim për anëtarët tanë, por edhe sulm direkt ndaj vlerave dhe institucioneve demokratike të vendit tonë, i bëjmë thirrje faktorit ndërkombëtarë, mediave, shoqërisë civile që të jenë vigjilent ndaj këtij rasti, si sinjal i …

Më shumë...