Nga sulmet izraelite në Gaza u vranë të paktën 16 palestinezë, duke përfshirë katër gra dhe shtatë fëmijë, ndërsa katër fëmijë të tjerë mbetën jetimë, bënë të ditur zyrtarët mjekësorë palestinezë. Dhjetë persona u vranë në një sulm të hënën vonë në një shtëpi pranë qytetit jugor Kan Junis, ku Izraeli urdhëroi evakuime masive ditët e fundit, duke thënë se duhet të veprojë kundër militantëve palestinezë. Spitali Nasser, ku u sollën trupat, tha se katër fëmijë të tjerë, përfshirë një foshnjë 5-muajshe, u plagosën. Prindërit e foshnjës dhe pesë fëmijëve të tjerë ishin në mesin e të vrarëve. Prindërit e tre fëmijëve të tjerë të plagosur u vranë gjithashtu/ Një sulm tjetër pranë Deir al-Balah në Gaza qendrore vrau një grua dhe foshnjat e saj binjake, të cilat ishin katër-ditëshe, si dhe gjyshen e tyre. Një tjetër sulm në qendër të Gazës vrau një burrë dhe nipin e tij
Kontrolloni gjithashtu
Analisti, Avni Arifi, beson se Qeveria e Kosovës do ta pranojë planin gjerman për Procesin e Berlinit
Analisti Avni Arifi, beson se Qeveria e Kosovës do ta pranojë planin gjerman për Procesin …