Në një njoftim të Lëvizjes Vetëvendosje thuhet se arrestimi i pesë deputetëve në dalje të Kuvendit, në mbrëmjen e datës 14 dhjetor 2015, është skandali i fundit që ndodh me pseudo-demokracinë e Veselit, Mustafës dhe Thaçit. Policia ka arrestuar nënkryetaren e Kuvendit, Aida Dërguti, kryetarin e grupit rlamentar të Vetëvendosjes, …
Më shumë...Zamir Qeriqi
Bardhyl Mahmuti: Maqedonia po kryen krim kundër njerëzimit në Tetovë!
Po rikujtoj se me qëllim të krijimit të një instrumenti që do të kishte në kompetenca të veta krimet më serioze që e preokupojnë bashkësinë ndërkombëtare u themelua Gjykata Ndërkombëtare Penale. Statuti i Romës, që përbën juridiksionin dhe bazën mbi të cilën mbështetet funksionimi i kësaj gjykate, plotësoi juridiksionet penale …
Më shumë...Gjokë Dabaj: Rusia e sotme është armiku kryesor i NATO-s, jo ISIS-i
Më 10 dhjetor 2015 bëri një vizitë në Republikën e Shqipërisë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s. U tha se takimi me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë zgjati më shumë se ç’ishte parashikuar. Ne nuk e dimë ç’u fol atje. Mund të jetë folur për gjëra më racionale. Dua të them: …
Më shumë...Jakup Krasniqi: Marrëveshjet me Serbinë rrënojnë sistemin juridik dhe politik të Kosovës
I Fillimisht duhet cekur se marrëveshjet e Brukselit (e 19 prillit 2013 dhe e 25 gushtit 2015), si edhe ajo e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi janë kundër kushtetuese. Ato bien ndeshë me shumë nene të Kushtetutës, duke filluar me nenet: 1, 2 e 3 etj., të …
Më shumë...Reagimi i opozitës së bashkuar: Mjafton që të tërhiqen marrëveshjet – garantojmë normalitet
Opozita e bashkuar ka lëshuar një komunikatë për media, përmes së cilës ka komentuar gjendjen që mbretëroi sot në Kuvendin e Kosovës ku u arrestuan tre deputetë të opozitës dhe pati ndërprerje seancash në dy raste – rasti i parë në sallën e zakonshme të Kuvendit të Kosovës, dhe rasti …
Më shumë...Arrestohen deputetet, Kadriaj e Haxhiu
Deputetet e AAK-së, Time Kadriaj dhe Teuta Haxhiu janë ndaluar nga Policia përballë Kuvendit të Kosovës. Ato janë shoqëruar me veturë drejt stacionit të Policisë. Lajmi është konfirmuar edhe nga vetë deputetja, Time Kadriaj, e cila tha se në Polici po shkon vullnetarisht.
Më shumë...Mustafa: Opozita t’i tregojë arsyet e vërteta
Kryeministri, Isa Mustafa ka kërkuar nga deputetët opozitarë që t’i thonë arsyet e vërteta të kësaj gjendje. Sipas tij, opozita po përdor mjete të paarsyeshme, po e djeg pronën private dhe po e shkatërron publiken. “Ftojë opozitën që të paraqet arsyet e vërteta, sepse për mua nuk është asociacioni apo …
Më shumë...Thaçi: Kuvendi po uzurpohet nga grupe të armatosura
Zëvendëskryeministri, Hashim Thaçi në adresimin para deputetëve në sallën alternative, ka thënë se opozita me veprimet e saj i ka humbur vendit rreth 60 milionë dollarë. Sipas tij “dështuan katër marrëveshje ndërkombëtare për sjelljen e 60 milionë eurove në Kosovë”. Ai, më tej, ka propozuar një seancë të veçantë ku …
Më shumë...Kumtesa e Policisë për ngjarjet e dhunshme jashtë Kuvendit
Në komunikatën e saj, Policia ka njoftuar edhe për zhvillimet e dhunshme që ngjanë jashtë Kuvendit të Kosovës. Sipas njoftimit zyrtar, një grup prej 150 personash kanë qëndruar jashtë Kuvendit derisa po zhvillohej seanca. Pas orës 14:00, sipas Policisë, protestuesit kanë shfaqur dhunë, duke hedhur mjete të ndryshme me ngjyrë …
Më shumë...Policia e Kosovës sqaron veprimet e saj brenda Kuvendit të Kosovës
Policia e Kosovës përmes një komunikate zyrtare, ka sqaruar opinionin për të gjitha ndodhitë që pasuan seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës. Policia saktëson se ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme ligjore për ofrimin e sigurisë dhe ushtrimin e kontrollit, bazuar në procedurat e parapara ligjore dhe Rregulloren …
Më shumë...Krerët e lartë të shtetit nuk komentojnë ngjarjet në Kuvend
Situata e krijuar në Kuvendit e Kosovës, ka sjellë një takim në zyrën e Presidencës, midis kryetares, Atifete Jahjaga, kryeministrit, Isa Mustafa si dhe zëvndësit të tij, Hashim Thaçi. Takimi është mbajtur prapa dyerve të mbyllura. Madje, asnjëri nga krerët e lartë shtetërore nuk dha ndonjë deklarim për mediet, megjithë …
Më shumë...Haradinaj: Nuk ka normalitet pa shfuqizim të marrëveshjeve
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se energjia që pozita po shfaq për mbajtjen e seancave, sipas tij, të pakuptimta, duhet të drejtohet në shfuqizimin e marrëveshjeve me Serbinë dhe Malin e Zi. “Gjithë kjo energji me mbajt seanca të pakuptimta më mirë do të …
Më shumë...Grabovci: Opozita ka tejkaluar kufijtë e normales
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabvoci, duke komentuar ngjarjet e sotme në Kuvend, ka thënë se opozita ka tejkaluar kufijtë e normales. Pas hedhjes së gazit lotsjellës në sallën alternative, Grabovci tha se deputetët e koalicionit qeverisës nuk duan të vijnë në sallë për të …
Më shumë...Deputetet opozitare hedhin lotsjellës në sallën alternative
Tri deputetet opozitare, Valdete Bajrami, Besa Baftiu dhe Time Kadriaj, kanë hedhur gaz lotsjellës në sallën alternative ku po mbahej seanca plenare. Këto deputete opozitare duke shfrytëzuar faktin që nuk ishin të suspenduara nga Kryesia, me ftesë të kryekuvendarit, Kadri Veseli hynë në sallë, por në këtë moment ato hodhën …
Më shumë...Policia arreston disa protestues
Policia e Kosovës gjatë përballjes me turmën protestuese, ka kryer disa arrestime. Në mungesë të një kumtese zyrtare nga organet e rendit, mediet raportojnë për disa të arrestuar, sidomos në pjesën prej Hotel Grandit e deri te hapësira e kampusit përballë Fakultetit Filologjik.
Më shumë...Përleshjet përshkallëzohen gjatë sheshit ‘Nëna Terezë’
Hedhjet e gurëve dhe mjeteve të forta në drejtim të xhamave të Kuvendit, kanë detyruar Policinë të reagojë. Në përpjekje për shpërndarjen e protestuesve, Policia është vënë në ndjekje të tyre. Përplasjet sporadike kanë vazhduar përgjatë sheshit ‘Nënë Tereza’, madje përleshje janë vërejtur edhe tek sheshi ‘Zahir Pajaziti’. Protestuesit, pos …
Më shumë...