Deklaratë nga Këshilli lokal i Fshatit Romajë

Pas postimit të një deklarate në portalet e Kosovës lidhur me “demolimin e varrezave Katolike në fshatin Romajë”, lëshojmë këtë njoftim për qytetarët e Republikës së Kosovës:

 

Ne banorët e fshatit Romajë jemi të indinjuar shumë thellë për këtë ngjarje e cila është lansuar në mënyra të ndryshme nga mediat e Kosovës. E vërteta qëndron në atë se Romaja dhe populli i saj janë të njohur me dekada për diversitet ndërfetar e sidomos me pjestarët e besimit katolik që jetojnë në fshatin Dedaj. Qytetarët e fshatit Romajë e kanë përjetuar rëndë këtë ngjarje dhe i bëjmë thirje mediave dhe politikanëve që të jenë të kujdesëshëm në dhënien e deklaratave pasi që ndikojnë negativisht në ftohjen e marrëdhënieve ndërfetare që kanë qenë shembull jo vetëm në rajonin e Hasit por edhe më gjërë. Në bazë të dëshmive të banorëve të fshatit është konstatuar së shumë varreza edhe të konfeksionit musliman janë dëmtuar nga era, pasi që pozita gjeografike ku ndodhën varrezat janë të ekspozuara nga erërat e forta. Kërkojmë nga organet e hetuesisë që të ndërmarrin masa urgjente në mënyrë që sa më parë të zbulohet e vërteta lidhur me këtë rast dhe kjo do të kontribuonte që ky rast të mos ndikojë në prishjen e marrëdhënieve ndërfetare në mes këtyre banorëve.

 

Qeveria e Republikës së Kosovës, përmes një komunikate të lëshuar, e ka dënuar dëmtimin e varrezave katolike në fshatin Romajë të Hasit. “Thyerjet dhe dëmtimet e varrezave janë akte të ulëta kriminale, të cilat, përkundër përpjekjeve të izoluara, nuk do të arrijnë të cenojnë në asnjë mënyrë raportet vëllazërore dhe tolerancën ndërmjet qytetarëve të besimeve të ndryshme fetare në Republikën e Kosovës”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga qeveria. Populli i Kosovës,  është shembull i harmonisë së mirëfilltë ndërmjet komuniteteve fetare. Qeveria ka thënë se qëndron pranë familjeve të prekura dhe shpreh mbështetjen e plotë për banorët e fshatrave Romajë e Dedaj.

Kontrolloni gjithashtu

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …