Zamir Qeriqi

Jahjaga: Zgjidhja është në institucione

Kryetarja e Kosovës, Atifete Jahjaga është shprehur e zhgënjyer me udhëheqësit politik në vend që nuk arritën ta kapërcejnë krizën parlamentare. Në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës, ajo ka përsëritur thirrjet që spektri politik të gjejë zgjidhjen përmes bisedimeve. “Zgjidhjet janë në institucione dhe duhet të tejkalohen interesat …

Më shumë...

Delawie: Gjykata jep udhëzime që statuti i Asociacionit të jetë në përputhje me Kushtetutën

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie duke komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ka thënë se ajo jep dritën jeshile për themelimin e Asociacionit, por në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Ai ka sqaruar se Gjykata i ka dhënë udhëzime Qeverisë sesi mund të hartohet statuti i Asociacionit, në mënyrë që …

Më shumë...

Mustafa: Nuk shoh arsyeje për dorëheqje

Kryeministri, Isa Mustafa ka thënë se nuk sheh arsye që të jap dorëheqje, pasi që vlerëson se është në rrugë të drejtë dhe duke e respektuar ligjin. Në një intervistë për ditoren ‘Epoka e Re’, ai ka theksuar se të japësh dorëheqje në këtë rrugë është braktisje dhe lënie në …

Më shumë...

Vuçiq: Nuk ka zgjidhje të lehta për Kosovën

Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq ka paralajmëruar se në mesin e temave që do të trajtohen në rrethin e ri të bisedimeve në Bruksel, do të jetë edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për Asociacionin e Komunave serbe. Ai ka theksuar se Beogradi gjithmonë është i gatshëm për dialog dhe …

Më shumë...

Kremlini voton Rezolutë për bllokimin e kompanive turke

Kremlini zyrtar ka miratuar një Rezolutë për vendosjen e masave ndaluese ndaj kompanive turke. Në atmosferën e rënduar të marrëdhënieve Moskë-Ankara, Qeveria ruse përmes kësaj rezolute do t’ua ndalojë ndërmarrjeve turke të merren ndërtimtari, turizëm, me biznese hoteliere dhe me shërbime për nevoja të shtetit dhe të komunave nga 1 …

Më shumë...

Ymeri: Zgjedhjet do të sillnin frymëmarrje të re në vend

Kreu i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka vlerësuar se opozita gjatë këtij viti është treguar më e fuqishme sesa pozita. Ai ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese e ka shpallur të vdekur Marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Sipas Ymerit, zgjedhjet e parakohshme do të sillnin frymëmarrje të re demokratike …

Më shumë...

Qeveria e Isës njeh diplomat e Universitet që sfidon sistemin arsimor

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme, ka votuar kriteret për lëshimin e certifikatave për shtetasit e Kosovës që kanë marrë diploma universitare nga i ashtuquajturi Universitet i Mitrovicës veriore. Me këtë rast, zëvendëskryeministri nga radhët e Listës ‘Srpska’, Branimir Stojanoviq, ka thënë se megjithë vonesën, ky vendim është për …

Më shumë...

Thaçi e quan të suksesshëm vitin 2015

Zëvendëskryeministri, Hashim Thaçi gjatë një interviste për gazetën ‘Epoka e Re’, e ka quajtur të suksesshëm vitin 2015. Nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, tërheqja e një miliard e gjysmë investimeve nga jashtë dhe krijimi i kornizës ligjore që siguron gjyqësor të pavarur, i ka vlerësuar si të arriturat kryesore për …

Më shumë...

Në moshën 76-vjeçare ka ndërruar jetë profesor, Isa Bajçinca

Në moshën 76-vjeçare ka ndërruar jetë profesor, ISA BAJÇINCA (23.12.1940 – 29.12.2015), Mbledhja komemorative mbahet me datën 30 Dhjetor 2015 në orën 12:00, në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Prishtinës. Varrimi bëhet me datën 30 Dhjetor 2015 në orën 15:30, në fshatin Bardh i Madh, Komuna e Fushë Kosovës.

Më shumë...

Jakup Krasniqi: Beogradi do “Vatikanin serb” në Kosovë?!

Pasi Qeveria e Kosovës (dy Kryeministra e saj) në bisedimet e Brukselit me Daciqin e Vuciqin, arritën ta krijojnë “zajednicën”, një “Republikë Serbska” në Kosovë, tashme të shpallur antikushtetuese nga Gjykata Kushtetuese, ky fakt, për Beogradin ka hapur orekse të reja për copëzimin e Kosovës. Këto orekse, jo të pa …

Më shumë...

Vetëvendosja: Dështimi famëkeq i Qeverisë për termocentralin ‘Kosova e Re’

Në konferencën e sotme u prezantua modeli i financimit të rindërtimit të termocentralit “Kosova A” dhe problemet me ndërtimin e termocentralit të ri “Kosova C” sipas modelit qeveritar.  Në këtë konferencë ku foli kryetari Visar Ymeri dhe Nagip Ymeri nga Komiteti për Energjetikë i Lëvizjes VETËVENDOSJE! u tha se varianti …

Më shumë...

Raporti vjetori i Ministrisë së Infrastrukturës për vitin 2015

Ministria e Infrastrukturës po e përmbyll vitin 2015 me shumë projekte të përfunduara dhe të filluara që do të vazhdojnë edhe vitet e ardhshme. Prej buxhetit të tërësishëm prej 175.5 mil euro për shpenzime kapitale kanë qenë të parapara 131 mil euro të cilat janë shpenzuar pothuajse në tërësi.   …

Më shumë...

AAK: Nuk ka rrugë tjetër pos shkarkimit të Qeverisë Mustafa

AAK ka mbajtur një konferencë për medie, gjatë të cilës ka folur për ngjarjet që shënuan vitin që po lëmë pas. Duke komentuar mbi mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja, nënkryetari i kësaj partie, Ardian Gjini ka thënë se nuk përjashtohet që partitë opozitare të shkojnë me një listë …

Më shumë...

Dialogu mes Kosovës e Serbisë vështirësohet për shkak të qëndrimeve destruktive serbe

Dialogu politik për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë po vështirësohet për shkak të qëndrimeve destruktive të Qeverisë së Serbisë ndaj Kosovës, thotë njëri nga këshilltarët e kryeministrit Mustafa për Radion Evropa e Lirë. Ai thekson se vazhdimin e dialogut e vështirëson edhe moszbatimi i marrëveshjeve të arritura deri …

Më shumë...

Daut Hoxha: 100 qytetarët të Kosovës luftojnë në organizatat terroriste, ISIS dhe Al Nusra

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për mediet se nga viti 2013 e deri më tani policia ka filluar hetime kundër rreth 200 personave të dyshuar për terrorizëm dhe procedura penale ndaj tyre  është në faza të ndryshme. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka shtuar se varësisht nga …

Më shumë...

Ymeri: Çmimi i rrymës rrezikon të ngritet 50%

Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri duke komentuar ndërtimin e termocentralit ‘Kosova e Re’ nga kompania ‘Contour Global’, ka paralajmëruar se norma e kthimit të interesit kapital prej 21% do ta bëjë shumë të kushtueshëm ndërtimin e këtij termocentrali. Gjatë një paraqitje para medieve, kreu i Vetëvendosjes ka akuzuar Qeverinë e …

Më shumë...