Qeveria e Isës njeh diplomat e Universitet që sfidon sistemin arsimor

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme, ka votuar kriteret
për lëshimin e certifikatave për shtetasit e Kosovës që kanë marrë diploma
universitare nga i ashtuquajturi Universitet i Mitrovicës veriore. Me këtë
rast, zëvendëskryeministri nga radhët e Listës ‘Srpska’, Branimir Stojanoviq,
ka thënë se megjithë vonesën, ky vendim është për t’u përshëndetur. Vendimi
qeveritar parasheh që të gjithë atyre që kanë diplomuar në këtë universitet që
s’njeh shtetin e Kosovës, t’u pranohen diplomat. Megjithatë, Qeveria e Isa
Mustafës nuk ka kërkuar të njëjtën edhe për shqiptarët e Kosovës Lindore. Të
rinjtë nga Presheva, Bujanoci e Medvegja që kanë diplomuar në Universitetin e
Prishtinës, nuk u njihen diplomat në Serbi ose kanë probleme nga më të
ndryshmet.

Kontrolloni gjithashtu

Bajram Begaj: Shqipëria është dhe do të jetë mbështetja juaj e palëkundur, e pakushtëzuar dhe e përjetshme

Gjatë fjalës së tij në shënimin e ditës së clirimit, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj …