leoni

Raporti vjetori i Ministrisë së Infrastrukturës për vitin 2015

Ministria e Infrastrukturës po e përmbyll vitin 2015 me shumë projekte të përfunduara dhe të filluara që do të vazhdojnë edhe vitet e ardhshme. Prej buxhetit të tërësishëm prej 175.5 mil euro për shpenzime kapitale kanë qenë të parapara 131 mil euro të cilat janë shpenzuar pothuajse në tërësi.

 

1. Infrastruktura Rrugore dhe Menaxhimi i rrugëve

 

Ne kuader te procesit te Berlinit dhe forumit WB6 eshte percaktuar rrjeti baze i transportit panevropian si zgjerim ne Evropen Juglindore:

 

Rruga Morine – Merdare (R 7) gjegjesisht autostrada “Ibrahim Rugova”;

Rruga Prishtine – Shkup (R 6) gjegjesisht autostrada “Arber Xhaferi”

Linja hekurudhore Hani i Elezit – Leshak (koridori X);

Aeroporti nderkombetar “Adem Jashari”.

 

 

Që nga fillimi vitit janë bërë angazhime për implementimin e projekteve prioritare dhe përgaditjen e pjesës teknike për projektet e parapara për realizim në vitin 2015.

 

Po vazhdojnë punimet e ndërtimit të autostradës R6 Prishtinë-Hani i Elezit. Është kryer  nënsegmentit C1 nga kyqja R6 “Arbër Xhaferi” me R7 “Ibrahim Rugova” dhe lidhja me rrugën nacionale N2 (Udhëkryqi i Gjilanit), me gjatësi të përgjithëshme prej 5.0 km. dhe rrugëve për kyçje dhe shkyçje të nyjës kryesore të autostradave R6/R7, me gjatësi prej 5.5 km. Gjithashtu janë duke vazhduar punimet në trasenë drejt kyçjes në Lipjan dhe asaj në Babush. Progresi fizikë i punimeve deri tani është 27%.

Është bërë inagurimi i rrugës Nacionale N2, Prishtinë – Mitrovicë, segmenti Milloshevë-Lumi i Madhë, me gjatësi 7.16 km, që kap vlerën prej 13 mil €. Në vitin tjetër vazhdohen edhe 27 km, e cila do të financohet nga kredia në shumë prej rreth 50 mil€ të akorduara nga tri institucione financiare ndërkombëtare: Banka Islamike për Zhvillim, Fondi Saudit për Zhvillim dhe Fondi i OPEC-ut për zhvillim.

Vazhdojnë punimet në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë, gjegjësisht zgjerimin e rrugës në segmentin Gjurgjicë – Kijevë, në gjatësi prej 8.75 km, me vlerë 15.3 mil € e te cilat priten të përfundojne vitin e ardhshëm. Në mesin e vitit tjetër presim fillimin e punimeve në segmentin Kijevë – Zahaq, në gjatësi prej 30 km i cili do të financohet me kredi nga BERZh-i.

Në bashkëpunim me BERZh-in dhe WBIF ka filluar plotësimi i  studimit  të fizibilitetit dhe ndikimit mjedisor për segmentin Besi-Merdare (kufiri me Serbinë), që pritet të përfundojë në vitin 2016.

Eshte ne hartim e siper projekti për zgjerimin e rrugës N 25 (zgjerimi nga rrethrrotullimi në Besi deri në Podujevë-me 4 shirita qarkullues) me gjatësi 20 km, i cili pritet të përfundojë deri në maj të vitit te ardhshem. Tanime me buxhetin e vitit 2016 eshte perfshire fillimi i puneve ne segmentin e pare nga Podujeva.

Projekti i Autostradës Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë, kompania projektuese ka dorëzuar projektin preleminar të autostradës, kurse projekti zbatues pritet të përfundojë në gjysmën e parë të vitit 2016. Tanime kane nisur edhe bisedat fillestare me BERZh-in per financimin e ketij projekti dhe besojme qe i njejti do te perkrahet.

Perpos kesaj, me 24 dhjetor me BERZh-in eshte nenshkruar Marreveshja mbi huane ne shume prej 29 mil eur per fnancimin e zgjerimit rrugeve hyrese dhe dalese te Gjilanit, Ferizajt dhe Prizrenit si dhe rekonstruimin substancial te rruges Kllokot – Gjilan. Nenshkrimi i kesaj marreveshjeje konsiderohet e arritur e jashtezakonshme nga ana e BERZH-it duke marre parasysh qe per vetem 3 muaj kemi arritur te perfundojme te gjitha procedurat dhe negociatat per financimin e ketyre projekteve te rendesishme.

 

Gjatë këtij viti shprehur në mënyrë fizike trajtimi me asfalt i rrugëve nacionale është në gjatësi prej 35.55 km, rrugët rajonale 21.50 km dhe projektet me bashkëfinancim prej 81.20 km.

 

Disa prej projekteve te perfundura gjate ketij viti jane si vijon:

 

Rehabilitimi i rrugës Shtime – Ferizaj me gjatësi 9.7 km ne vlere rreth 1.7 mil € dhe nënkalimit në fshatin Koshare në vlerë rreth 90 mijë €;

Ndërtimi i tranzitit ne Shtime faza e II-të, në gjatësi 3 km, në vlerë rreth 728 mijë €, si dhe zgjerimi i rrugëve “Dëshmoret e Reçakut” dhe “S. Salihaj” ne Shtime ne gjatësi rreth 5 km dhe vlerë prej 509 mijë €;

Asfaltimi i rrugëve në qytetin e Gjilanit: ”Vëllëzrit Frashëri”, ”Agim Rashti” dhe “Shyt Mareci”, në gjatësi 3 km, në vlerë rreth 300 mijë € si dhe dy projekte të asfaltimit në fshatrat Velekincë dhe Përlepnicë në vlerë prej 301 mijë €;

Ndertimi i rrugës nacionale që lidh Prizrenin me Autostradën “I Rugova”, në gjatësi prej 1.2 km dhe vlerë mbi 1.2 mil €;

Ndertimi i rrugës në fshatin Ratishë – Deçan, ne gjatësi prej 7.6km, dhe vlerë prej 548 mijë €;

Ndertimi i rrugës Hogosht – Lisockë, në gjatësi prej 6.8 km, dhe vlere prej 928 mij€;

Ndertimi i rrugës Loxhë – Kerrstovc – Resuj – Qallapek, në vlerë prej 1.09 mil €;

Ndertimi i rrugës në fshatin Kabash në Viti;

Ndertimi i rrugës Turiqec – Runik, në vlerë prej mbi 354 mijë €;

Ndertimi i rrugës Orllan – Bervenik, në gjatësi prej 7.1 km, dhe vlere mbi 1.3 mil €;

Rehabilitimi i rrugës Vojnik – Burojë – Skenderaj, në gjatësi prej 4.5 km, në vlerë mbi 209 mijë €;

Ndertimi i urës mbi lumin “Istog” në fshatin Zallq, vlera 453 mijë €, gjatësi 79m;

Ndertimi i tunelit në Restelicë.

 

 

Punimet kane vazhduar edhe ne projekte tjera te cilat pritet te perfundojne vitin e ardhshem:

Zgjerimi i rrugës Skenderaj – Drenas, në gjatësi prej 12.9 km, në vlerë rreth 12 mil €;

Rehabilitimi i rrugës Kllokot – Viti – Gërlicë, në gjatësi prej 13.50 km, vlerë kontraktuar 956 mijë €;

Rehabilitimi i rrugës Ferizaj – Kllokot, në gjatësi prej 17 km, vlerë 729 mijë €;

Ndërtimi i rrugës në fshatin Rezallë, në gjatësi prej 6 km, vlerë 795 mijë €;

Ndërtimi i rrugës Abri e Epërme – Tërdevc – Golubofc, në gjatësi prej 4.68 km, vlerë 811 mijë €;

Rikonstruimi i rrugës Regjionale R126, segmenti Pollatë-Demë Ahmetaj, gjatësi 7.4 km, vlera 1.2 mil €;

Asfaltimi i rrugës Dol – Kusar – Goden, faza e I-rë, me gjatësi 5 km, në vlerë rreth 568mijë €;

Asfaltimi i rrugës Mushtisht – Budakovë – Jezerc, në gjatësi prej 8.8 km, në vlerë rreth 1.08 mil €;

Ndërtimi i rrugës Regjionale Piranë – Mamushë, në gjatësi prej 5.7 km, në vlerë prej rreth   1 mil €;

Asfaltimi i rrugës Dobërdolan – Pagarushë faza I dhe II-të, në gjatësi prej 3.2 km, në shumë prej mbi 307 mijë €;

Zgjerimi i rrugës në qytetin e Pejës, në gjatësi rreth 2 km, në shumë prej mbi 1.9 mil €;

 Ndërtimi i rrugës Deçan – Kozhnjer, në vlerë prej mbi 1.19 mil €;

Rehabilitimi i rrugëve lokale në fshatrat e Rugovës, në vlerë prej mbi 687 mijë €;

Rehabiltimi i rrugës Nacionale QMI-Hani i Elezit në gjatësi prej 51km, në vlerë prej mbi 2 mil €;

Asfaltimi i rrugës “Brahim Ademi & Driton Islami” faza I dhe II-të, në gjatësi 4.6 km, në shumë prej mbi 3.7 mil €;

Ndërtimi i rrugës Morinë – Rezallë, në gjatësi prej 6.2 km në, shumë prej mbi 795 mijë €;

Ndërtimi i rrugës Osojan – Rakosh, në gjatësi mbi 8 km dhe vlerë mbi 1.2 mil €;

 

 

Menaxhimi dhe mirëmbajtja e rrugëve -Verë / Dimër

 

7 Regjione të mirëmbajtjës;

14 Operator Ekonomik me kontrata kornizë;

11 kontrata me çmim për njësi kurse 3 kontrata në vlerë të plotë.

 

 

Shenjëzimi horizontal dhe vertikal, ngarkesat boshtore dhe numëruesit rrugor të  automjeteve:

 

8 kontrata me vlere te realizuar rreth 1.8 mil €;

3,349 matje boshtore të automjeteve me peshë;

275 fletëparaqitje per mos respektim të peshës në matje boshtore;

27 pika numrues rrugor; dhe

826 aktvendime për transport të jashtëzakonshëm.

 

 

Në Këshillin Kombëtar për Investime MI ka paraqitur 13 projekte infrastrukturore ne vlere prej 1.1 mld eur:

6 projekte në infrastrukturen hekurudhore;

rehabilitimi dhe modernizimi i linjes hekurudhore Leshak – Hani i Elezit,

rehabilitimi dhe modernizimi i linjes hekurudhore Prishtinë – Fushë Kosovë – Aeroport,

rehabilitimi dhe modernizimi i linjes hekurudhore Podujevë – Fushë Kosovë,

rehabilitimi dhe modernizimi i linjes hekurudhore Prizren –  Durrës,

rehabilitimi dhe modernizimi i linjes hekurudhore Fushë Kosovë – Klinë – Pejë,

rehabilitimi dhe modernizimi i linjes hekurudhore Klinë – Prizren

6 projekte në infrastrukturen rrugore;

vazhdimi i ndertimit te autostrades “Ibrahim Rugova” ne segmentin Besi – Merdare,

ndërtimi i rrugës N9 Prishtinë – Pejë përkatësisht Kijevë – Zahaq,

magjistralja Shtime – Ferizaj – Gjilan,

rruga Pejë – Gjakovë – Prizren,

zgjerimi i rruges Prishtine – Podujeve, dhe

autostrada Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhe

1 projekt ne fushen e navigacionit ajror.

 

 

2. Transporti dhe Inspektimi

 

2.1 Transporti

 

Lëshimi i licencave për transport vendor dhe ndërkombëtar janë:

 

9 Licence B

19 Licence C

5 Licence D

273 Qerifikata të automjeteve

71 Qertifikata të anuluara

233 Libra të udhëtareve

 

 

Lëshimi i lejeve për transport të rregullt ndërkombëtar të udhëtareve:

 

40 leje për jashtë Kosovës në relacionin deri 500 km;

39 leje për jashtë Kosovës në relacionin mbi 500 km;

27 leje për qasje në relacionin deri në 500 km;

44 leje për qasje në relacionin mbi 500 km, dhe

139 leje për transport ndërkombëtar të udhëtarëve.

 

 

Autorizimet në fushën transportit të udhëtarëve, mallrave dhe mallrave të rrezikshme:

 

1 Autorizim për CPC menaxher dhe shofer; dhe

1 Autorizim për trajnimin e shoferëve dhe manipuluesve ADR

 

 

Transporti rrugor i mallrave për nevoja personale dhe palë të tretë, me qira dhe pagesë:

 

17 licenca për transport të mallrave për nevoja personale;

50 certifikata të kamionit për transport të mallrave për nevoja personale;

93 licenca të transportit rrugor të mallrave për palë të tretë, me qira dhe pagesë;

382 certifikata të kamionit transportit rrugor të mallrave për palë të tretë, me qira dhe pagesë për transport të mallrave dhe

7 licenca të transportit rrugor të mallrave të rrezikshme.

Trajnimet Profesionale CPC menaxher e Shofer  dhe ADR – shofer:

 

194 ADR shofer të trajnuar dhe certifikuar;

47 CPC menaxher të mallrave;

28 CPC menaxher të udhëtarëve;

316 CPC shofer të mallrave dhe

167 CPC shofer të udhëtarëve.

 

 

Lëshimi i lejeve për transport ndërkombëtar të lirë dhe atyre të mallrave :

 

Bullgari 412 leje;

Hungari 9 leje;

Kroaci 3 leje;

Austri 22 leje;

Itali 31 leje; dhe

Shqipëri 1 leje.

 

 

Ne fushen e transportit humanitar eshte bere rioganizimi i vijave te caktuara dhe tani jane ne funksion 8 lloto qarkulluse, si dhe është vazhduar me subvencionimin e linjës hekurudhore Prishtinë – Pejë dhe Prishtinë – Hani i Elezit ne baze te marrëveshjes me “Trainkos”.

 

 

Janë inicuar marrëveshjet bilaterale për transport me Norvegjinë, Luksemburgun, Holandën dhe Norvegjinë, kurse është nënshkruar Marrëveshja bilaterale më  Republikën e Hungarisë.

 

 

Në tetor nga Qeveria është aprovuar Strategjia Sektoriale dhe  e Transportit Multimodal.

 

2.2 Sundimi i ligjit në fushën e Inspektimeve

 

 

Inspektorët e MI kanë realizuar gjithsej 3,124 inspektime në teren në rrugët publike, transport rrugor, kontrolla teknike dhe autoshkolla. Keto inspektime kane rezultuar me 380 lëndë për gjykatë, 37 aktvendime për ndërprerje punimeve në rrugë, 129 automjete të përjashtuara nga trafiku, 23 revokime të licencave transportit, 105 vendime për eleminimin e parregullësive te qendrave të kontrollit, auto shkollave dhe transportit publik dhe 16 pezullime të licencave të auto shkollave.

 

 

3. Automjetet

 

Gjatë kësaj periudhe janë licencuar dhe rilicencuar 99 autoshkolla, 861 shofer instruktor dhe 131 ligjerues.

 

Qendra të kontrollës teknike janë rilicencuar tetë (8).

 

Kandidatë të testuar për patent shofer nga pjesa teorike 54,357 me kalushmëri 29,227 apo 53.70% dhe nga pjesa praktika 36,367 me kalueshmëri 28,197 apo 77.47%.

 

Testimi elektronik është në procedurë të zhvillimit të aktiviteteve të prokurimit i cili do të funksionalizohet në fillim të vitit vijues, ndërkaq, nëpër njësit e patent shoferve është bërë instalimi i kamerave.

 

 

4. Aviacioni Civil

 

Në fushën e Aviacionit Civil për sezonin veror janë bërë 12 aprovime kurse për sezonin dimëror janë bërë 8 aprovime për fluturime të programuara për aviokompanitë nga Turqia dhe Zvicra;

 

Janë licencuar 5 aviokompani të cilat kanë hyrë në tregun e Kosovës për herë të parë, u është mundësuar zhvillimi i veprimtarisë së trafikut 16 aviokompanive BE-së, si dhe janë dhënë edhe 174 aprovime të fluturimeve charter.

 

Gjatë vitit 2015 janë nënshkruar dy memorandume të mirëkuptimit për shërbime ajrore më përfaqësues përkatës të shtetit të Turqise dhe të Katarit.

 

Me perkrahje të shërbimeve të TAIEX-it është realizuar asistenca teknike “Draftimi i Doracakut për Shqiptim të Gjobave ndaj Aviokompanive dhe Agjencioneve Jopërgjegjëse ndaj Pasagjerëve”.

 

5. Siguria në komunikacion

– Ne shtator 2015 ne Qeveri eshte miratuar Strategjia për Siguri në Komunikacioni Rrugor;

– Organizimi i fushatave vetëdijësuese për siguri në komunikacionin rrugor, siç janë:

– projekti “Stop vdekjes nga aksidentet”, në kuadër të të cilit janë shpërndarë 100,000 fletëpalosje dhe 20,000 broshura,

– mbajtja e ligjëratave vetëdijësuese në 158 shkolla fillore të 25 komunave,

– shënimi i Ditës Botërore për Përkujtimin e Viktimave nga Aksidentet Rrugor përmes prezantimeve mediale etj.

– Këshilli për Siguri në Komunikacion Rrugor gjatë vitit ka organizuar tri takime të nivelit ministror ku jane shqyrtuar raportet mbi gjendjen e sigurise ne komunikacion dhe jane ndermarre masa konform rekomandimeve.

 

6. Agjenda legjislative e MI-së

 

Gjate vitit 2015 jane miratuar nga Qeveria dy projektligje:

 

Projektligji per patente shofere; dhe

Projektligji per rregullat e komunikacionit rrugor

Poashtu, ka perfunduar diskutimi publik per Projektligjin per automjete i cili pritet te shqyrtohet ne Qeveri gjate muajit janar 2016.

 

Sa i perket akteve nenligjore janë perfunduar 9 Udhëzimeve Administrative kurse 2 jane në proces ta hartimit.

 

UA të nënshkruara dhe kane hyre ne fuqi jane:

 

1. U.A nr.01/2015 Për Programin e Edukimit, Zbatimit, Mënyrën e Trajnimit dhe Mënyrën e Vlerësimit të Këshilltarit të Sigurisë;

 

2. U.A nr.02/2015 Për Ndryshimin dhe Plotësimin e Udhëzimit Administrativ Nr. 07/2013 Për Licencimin e Operatorëve të Transportit Rrugor të Mallrave;

 

3. U.A nr. 03/2015 Për Regjistrin  Elektronik Kombëtar të Operatorëve të Transportit Rrugor të Udhëtarëve dhe Mallrave;

 

4. U.A nr. 04/2015 Për Ndryshimin dhe Plotësimin e Udhëzimit Administrativ Nr. 10/2013 Për Trajnimin dhe Dhënien e Provimit për Menaxher dhe Shofer të Transportit Publik Rrugor të Udhëtarëve dhe Mallrave;

 

5. U.A nr. 05/2015 Për Ndryshimin dhe Plotësimin e Udhëzimit Administrativ nr.12/2013 Për Kriteret dhe Procedurat e Lëshimit, Pezullimit dhe Revokimit të Licencës për Transportin Tokësor të Mallrave të Rrezikshme;

 

6. U.A nr. 06/2015 Për Lëshimin e Lejeve për Kryerjen e Transportit të Rregullt Ndërkombëtar rrugor të Udhëtarëve Qasje dhe Kalim Transit nëpër Territorin e Kosovës;

 

7. U.A nr. 07/2015 Për Licencimin e Operatorëve të Transportit Rrugor të Udhëtarëve me Autobus; dhe

 

8. U.A nr.08/2015 Për Licencimin e Terminaleve të Mallrave.

 

U.A. nr. 09/2015 për Kyçje, Instalime nëpër Tokën Rrugore dhe për shfrytëzim të Tokës së Rrugeve Nacionale;

 

 

UA në proces te hartimit:

 

1. Udhëzimi Administativ, Mbi Caktimin e Tarifave për Shfrytëzimin e tokës së rrugëve nacionale dhe rajonale dhe

 

 

Udhëzimi Administativ, Për Subvencionin e Linjave Ekonomike të pa Qënderueshme.

 

 

8. Shërbimet e përgjithshme administrative

 

Gjate kryerjes se puneve administrative eshte punuar ne racionalizimin e shpenzimeve per mallra dhe sherbime ne perputhje me orientimet programore te Qeverise. Me qellim te rritjes se efikasitetit ne pune eshte hartuar dhe miratuar nga ana e Qeverise “Rregullorja për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në MI”.

 

Janë zhvilluar 65 procedura të prokurimit publik, prej tyre 15 me vlera të mesme dhe të mëdha, kurse 28 procedura për shërbime sipas kërkesave të autorizuara. Janë nënshkruar kontrata në vlere te pergjithshme mbi 10 milion euro si dhe aneks kontrata mbi 800 mijë euro.

 

Gjatë vitit, njësia e auditimit të brendshëm ka përfunduar 7 auditime, 2 rekomandime të brendshme dhe janë mbajt 5 takime te Komitetit te Auditimit.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Speciale në Hagë ia ka vazhduar masën e paraburgimit, të pandehurit, Isni Kilaj

Gjykata Speciale arrestoi ish-kryetarin e komunës së Malishevës, Isni Kilaj

Gjykata Speciale ka arrestuar të enjten ish-kryetarin e Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, në shtëpinë …