KFOR-i e quan arrestim rrëmbimin e tre policëve kufitar të Kosovës nga forcat serbe

Autoritete të KFOR-it konsiderojnë se gjendja e sigurisë në Kosovë është e qetë, por e brishtë

Autoritete të KFOR-it konsiderojnë se gjendja e sigurisë në Kosovë është e qetë, por e brishtë. Kjo forcë e NATO-s e vendosur në vendon tonë qysh në qershor të vitit 1999 ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë të përmbahen nga retorika përshkallëzuese dhe ndarëse. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se forcat serbe janë vërejtur disa metra larg kufirit me Kosovën, duke i cilësuar ato lëvizje si provokime të qëllimshme. Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, KFOR-i tha se, pas tensioneve të fundit, rreth 1.000 trupa shtesë të misionit javë zhvendosur në Kosovë dhe se praninë e kësaj force në veri të Kosovës është rritur. I pyetur në lidhje me deklaratën e Kurtit, KFOR-i tha se “qëllimi ynë është ta ndalojmë përshkallëzimin dhe ne jemi të gatshëm dhe të pajisur për t’i ndërmarrë të gjitha masat për ta përmbushur mandatin tonë të OKB-së, për të siguruar mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, si dhe lëvizjen e lirë”. “Ne e kemi trefishuar edhe numrin e patrullimeve, përfshirë në vijën kufitare administrative”, tha KFOR-i. Ministria e Mbrojtjes e Serbisë i hodhi poshtë deklaratat e Kurtit duke i cilësuar si “fushatës dezinformuese për ushtrinë e Serbisë”. Ajo tha se forcat e ushtrisë serbe “janë duke i kryer detyrat e tyre në zonën e sigurt administrative, në përputhje me të gjitha marrëveshjet e nënshkruara.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …