Autoritetet e Malit të Zi kanë ndaluar Lëvizjen çetnike serbe të quajtur, “Lëvizja e Ravnagorës”

Autoritetet e Malit të Zi kanë ndaluar Lëvizjen çetnike serbe të quajtur, “Lëvizja e Ravnagorës. Vendimin kundër ndalimit të kësaj partie çetnike fashiste-serbe e ka publikuar nënkryetari i Malit të Zi për për punë të brendshme e të jashtme, Dushko Markoviq, ka bërë të ditur Agjencia turke e lajmeve, “Anatoly”. Kjo organizatë fashiste vepron edhe në Bosnje e Hercegovinë, por parashihet që edhe atje, me ligjet që do të miratohen ndërkohë, të ndalohet veprimtaria e kësaj organizate, e cila kërkon shtrirjen e Serbisë në të gjitha vendet e Ballkanit.  Lajmi për ndalimin e kësaj organizate famëkeqe, është pritur me reagime të ashpra nga pjesëtarët e kësaj organizate terroriste. Ata thonë se Qeveria e Malit të Zi, po e shkel kushtetutën.

Kontrolloni gjithashtu

“Zarfin” me të cilin është emëruar kryetare e Kosovës, zonja Atifete Jahjaga e ka parë tërë Kosova, por jo Vlora Çitaku

Arbër Jashari: Kushtetuesja përballë dy opsioneve, vendos për dekretin e Osmanit ose e zgjat pezullimin

Avokati Arbër Jashari ka sqaruar skenarët e mundshëm lidhur me vendimmarrjen e Gjykata Kushtetuese e …