Vetëvendosja

Vetëvendosja: Është në kundërshtim flagrant me 9 Majin 1945 paqëtimi i Kosovës përmes koncesioneve ndaj politikës shoviniste të Beogradit

Lëvizja Vetëvendosje ka kujtuar kohën kur  më 9 Maj 1945, në kontinentin e Evropës përfundoi lufta më e përgjakshme që kishte parë njerëzimi ndonjë herë – lufta kundër nazi-fashizmit. Kjo datë, thotë kjo parti, shënon triumfin e rezistencës popullore kundër makinerisë vrasëse; të emancipimit kundër errësirës ideologjike të nazifashizmit; të popujve kundër perandorisë; të barazisë kundër shfrytëzimit. Projekti i Evropës së bashkuar kishte parakusht barazinë midis popujve, dhe lirinë e tyre për t’u bashkuar vullnetarisht në projektin e përbashkët. Prandaj, 9 Maji 1950 s’do të ishte i mundur pa 9 Majin e vitit 1945, ditën e fitores kundër fashizmit, thotë ky subjekt. Për Vetëvendosjen është thellësisht antievropiane që sot t’i kërkohet Kosovës ndarje e brendshme në vija etnike, pabarazi të qytetarëve sipas përkatësisë kombëtare, të dyja këto që rrjedhin nga “Zajednica”.  “Është në kundërshtim flagrant me 9 Majin 1945 ky paqëtim, përmes koncesioneve, i politikës shoveniste të qeverisë në Beograd. Siç është në kundërshtim flagrant me parimet bazë të Evropës së bashkuar të insistohet që Republika e Kosovës ta zbatojë Marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi dhe kështu të heq dorë nga mbi 8200 hektarë të territorit të vet”, thuhet në komunikatën e LVV-së. “Projekti evropian u bë model për shtetet jashtë tij, pikërisht sepse ishte sinonim i lirisë dhe të drejtave, barazisë e solidaritetit, zhvillimit e jetës së mirë. Janë këto vlerat evropiane që duhet afirmuar përkundër erërave të këqija që sot po i fryjnë ksenofobisë, përjashtimit e ndarjeve”, thuhet më fund të kësaj komunikate.

Kontrolloni gjithashtu

RrGK: Sot gjithë shoqëria duhet të bëhet zë ri i grave dhe vajzave

Ende pa kaluar 5 ditë nga rasti tragjik i vrasjes së gruas në Ferizaj, sot …