leoni

Ilir Konushevci e Hazir Mala

Sot në Tiranë u bënë homazhe dhe u mbajt Akademi përkujtimore në 18-vjetorin e rënies së dëshmorëve, Ilir Konushevci dhe Hazir Mala

Sot në Tiranë u bënë homazhe dhe u mbajt Akademi përkujtimore në 18-vjetorin e rënies së dëshmorëve, Ilir Konushevci dhe Hazir Mala. Të pranishëm në aktivitetet e zhvilluara me këtë përvjetor  ishin drejtues të lartë të institucioneve të Kosovës dhe të Shqipërisë, përfaqësues të Ushtrisë Shqiptare dhe të FSK-së, bashkëluftëtarë të dëshmorëve dhe qytetarë nga Kosova e Shqipëria. Në emër të Qeverisë së Kosovës të pranishmëve në akademi iu drejtua ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli. Ai foli për jetën dhe veprën heroike të dy dëshmorëve. Ai tha se përmbushja e detyrave të luftës me përgjegjësinë më të lartë, puna e palodhshme, gatishmëria për sakrificë, si dhe rënia e hershme në kohën kur frontit të luftës i nevojitej më së shumti, Ilir Konushevcin e bënë që të radhitet përkrah bashkëluftëtarëve dhe heronjve të orëve të para të lirisë, siç janë Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Adrian Krasniqi, Luan Haradinaj, Sali Çekaj, Hakif Zejnullahu, e shumë e shumë trima të tjerë të kombit. Edhe  atdhedashësi, Hazir Malaj, jo vetëm që u shqua për aktivitetin e tij patriotik, por njëherësh ai u shndërrua në udhërrëfyes për shumë të rinj dhe trima, si të Malësisë së Gjakovës ashtu dhe nga e tërë Shqipëria, të cilët iu bashkëngjiten UÇK-së dhe luftuan trimërisht përkrah vëllezërve Kosovar. Zëvendësministri i Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Petro Koçi, ka përkujtuar se 9 Majin Ditën e Evropës, ditën e fitores mbi fashizmin dhe ditën e veçantë për dy Dëshmorët, Ilir Konushevci dhe Hazir Mala. Përfaqësuesi i Familjes së Heroit Ilir Konushevci, Arton Konushevci ka kërkuar që institucionet e Kosovës dhe të Shqipërisë të bëjnë më shumë për familjet e dëshmorëve.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …