Brickos

Liza Xhonson: Shtetet e Bashkuara të Amerikës besojnë se e ardhmja e Kosovës është në Evropë dhe në NATO

Autoritetet e NATO-s kanë bërë të ditur se kanë sjellë përforcime në Kosovë si pasojë e situatës së krijuar në veri të vendit

Autoritetet e NATO-s kanë bërë të ditur se kanë sjellë  përforcime në Kosovës si pasojë e situatës së krijuar në veri të vendit ku një javë më parë  rreth 30 pjesëtarë të KFOR-it mbeten të plagosur. Një batalion komando i Komandës së Brigadës 65 të Mekanizuar të Këmbësorisë me rreth 500 pjesëtarë do të përbëjnë pjesën më të madhe të përforcimeve të NATO-s. Batalioni turk do të vendoset fillimisht në Kazermën Sulltan Murat, dhe do të vendoset në Kosovë për aq kohë sa është e nevojshme. Një batalion shtesë i forcave rezervë të NATO-s është vënë gjithashtu në gatishmëri më të lartë për t’u vendosur nëse është e nevojshme”, thuhet në njoftimin e NATO-s. “Turqia është një aleat i rëndësishëm dhe shumë i vlerësuar, duke dhënë kontribute kyçe në NATO. Kjo përfshin trupat për misionin tonë paqeruajtës në Kosovë, gjë që është edhe më e rëndësishme tani, kur tensionet janë të larta”. Falënderoj Turqinë që dërgoi përforcime në veri të Kosovës, pas trazirave të fundit”, shtoi Stoltenberg. Në takimin jozyrtar të Ministrave të Jashtëm të NATO-s në Oslo javën e kaluar, Sekretari i Përgjithshëm tha: Mesazhi ynë si për Beogradin, ashtu edhe për Prishtinën është se ata duhet të angazhohen në mirëbesim në dialogun e lehtësuar nga BE. Kjo është e vetmja rrugë drejt paqes. Në të njëjtën kohë, NATO ka përgjegjësinë për të siguruar stabilitetin në Kosovë dhe kjo është arsyeja pse ne kemi qenë atje për shumë vjet dhe pse tani po rrisim praninë tonë në rajon.”

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …