Kori i Filarmonisë së Kosovës, mbajti koncert koral në Ferizaj

Gjatë aktiviteteve të muajit qershor që po mbahen në kuadër të 150 vjetorit të themelimit të Ferizajt, në ambientet e shkollës së mesme të agrobiznesit dhe teknologjisë “Zenel Hajdini”, është mbajtur koncert koral i Filarmonisë së Kosovës  me dirigjent Hajrullah Syla. Në  këtë  koncert ka marrë  pjesë drejtoresh e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Xhemile Murati-Shabani, deputeti i Parlamentit të  Republikës së Kosovës Elmi Reçica, shefi i kabinetit të Kryetarit Agim Aliu, Albion Sherifi, si dhe mysafirë  të  tjerë. Në këtë koncert koral janë paraqitur veprat e Lorenc Antonit, Jake Runestand, Marril Garbus, Paul Calwell, Rexho Mulliqit , Rafet Rudit dhe Fahri Beqirit.

May be an image of 6 people

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka pritur në takim përfaqësues të gjeneratës së III – 1973/1974 të Gjimnazit në Viti

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim përfaqësues të gjeneratës së …