Qeveria e Kosovës vlerëson se raporti i Bankës Botërore është plotësisht i pa vërtetë dhe i pa bazuar

Autoritetet më të larta të vendit kanë uruar besimtarët mysliman për festën e Kurban Bajramit

Autoritetet më të larta të vendit kanë uruar besimtarët mysliman për festën e Kurban Bajramit. “Kjo festë bashkon njerëzit, ndaj në këtë ditë hapen jo vetëm dyert, por edhe zemrat për ta shpërfaqur traditën tonë, si dhe shpirtin solidar për të ndarë diçka nga vetja për ata që kanë nevojë” ka uruar mes tjerash, kryetarja, Vjosa Osmani. Në urimin drejtuar qytetarëve, kryeministrit, Albin Kurti ka shkruar mes tjerash se kjo festë është edhe kujtesë për vlerat e sakrificës dhe devotshmërisë. “Me zemra të hapura dhe duar të zgjatura njëri-tjetrit, në këtë Kurban Bajram, le të ndajmë gëzimin me të gjithë ata që na rrethojnë. Le të jemi zemërgjerë, jo vetëm me të mirat materiale, por edhe me kohën, dashurinë dhe mbështetjen tone”. Me rastin e festës së Kurban Bajramit, besimtarët mysliman i ka uruar edhe ministri I Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. “Mësimi më i rëndësishëm i kësaj feste është solidariteti me tjetrin si udhërrëfyesi i përhershëm për jetë në paqe. Me synim tjetrin e jo veten, në këtë ditë rikujtojmë mësimet hyjnore për t’u treguar bujarë e zemërgjerë, sidomos me skamnorët, jetimët, të dobëtit dhe të vetmuarit” thuhet në mes tjerash në urimin e ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. Për festën e Kurban Bajramit, qytetarët janë uruar edhe nga autoritete tjera qendrore e lokale, nga sferat e ndryshme të shoqërisë.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …