Avdullah Hoti: Askush nuk mund të jetë mbi LDK-në, Kosovës po i imponohet mendësi autoritare

Anëtari i LDK- së, Avdullah Hoti, ka reaguar përmes një shkrimi publik pasi mungoi në mbledhjen e sotme të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, duke theksuar se partia mbetet mbi çdo individ dhe se askush nuk mund të jetë më i madh se vetë LDK-ja. Hoti falënderoi Degën e LDK-së në Rahovec për besimin e dhënë për kandidim si deputet, duke e cilësuar këtë si përgjegjësi për të vazhduar angazhimin politik me “dinjitet, përkushtim dhe besnikëri ndaj frymës rugoviane”. “LDK ka qenë dhe do të mbetet më e madhe se secili individ. Emrat vijnë e shkojnë, por LDK mbetet shtëpia politike e brezave që besojnë në demokraci, shtetndërtim dhe orientim perëndimor”, ka shkruar ai. “Sot më shumë se kurrë kërkohet mobilizim i plotë për ta ndalur degradimin institucional dhe mendësinë autoritare që po tentohet t’i imponohet Republikës sonë. Kosova nuk ka nevojë për pushtet absolut, propagandë dhe mentalitet komunist që e sheh shtetin si pronë partie”, u shpreh Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …