Avdullah Hoti: Dialogu të zhvillohet në Bruksel dhe Uashington dhe jo nëpër skuta e hotele të plazheve siç po dialogon Kurti

Avdullah Hoti: E pamundur të identifikohen projektet kapitale të qeverisë Kurti 2021–2025

Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se është “e pamundur” të identifikohen qartë projektet e investimeve kapitale gjatë qeverisjes 2021–2025. Hoti deklaroi se, ndryshe nga kjo periudhë, shpenzimet kapitale të qeverisjes 2015–2020 mund të identifikohen qartë. Ai theksoi se gjatë viteve 2015–2020, të gjitha qeveritë kanë menaxhuar një buxhet total prej 11.7 miliardë eurosh, nga i cili 2 miliardë euro janë dedikuar për shpenzime kapitale, duke përfshirë projekte si autostrada, rrugë rajonale, shkolla, ujësjellës, kanalizime dhe sisteme ujitjeje. Sipas Hotit, qeveria Kurti në periudhën 2021–2025 ka menaxhuar një buxhet total prej 14.9 miliardë eurosh, që është 27% më i lartë se periudha paraprake, dhe ka investuar 2.7 miliardë euro në shpenzime kapitale. “Se ku kanë shkuar shpenzimet kapitale 2015–2020 mund të identifikohet qartë, por është e pamundur të identifikohen projektet për vitet 2021–2025 që i arsyetojnë shpenzimet prej 2.7 miliardë eurosh”, tha Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i FSK-së takon zëvendësambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, në fokus bashkëpunimi në fushën e sigurisë

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim …