Avdullah Hoti: LDK brenda tri ditëve do ta caktojë kandidatin për kreun e qeverisë

Avdullah Hoti: Është e tmerrshme që i gjithë ekipi i zyrës se Thaçit e arsyetojnë idenë për copëtimin e Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti ka reaguar ndaj deklaratave të Blerim Shalës, këshilltar i kryetarit Thaçi. Shala ka thënë se duhet të arrihet një marrëveshje finale në mes të Kosovës dhe Serbisë. Sipas Hotit, njerëzit që paguhen nga taksat e qytetarëve po promovojnë idenë e Thaçit për copëtimin e Kosovës.  “Është e tmerrshme që i gjithë ekipi i zyrës se Presidentit, që paguhen me taksat e qytetareve të Republikës se Kosovës, janë angazhuar për të arsyetuar idenë e shefit te tyre për copëtimin e shtetit të Kosovës. Sonte njeri prej tyre, që kanë pjesë e të gjitha etapave të shtet ndërtimit të Kosovës, e arsyeton me pasion një marrëveshje të balancuar me Serbinë, ku Serbia duhet te marrë diçka. Për keqardhje”, ka shkruar Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Adrian Shtuni: Kosova duhet të ndryshojë qasje ndaj SHBA-së dhe të dalë nga vetë-hipnoza politike

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe sigurisë, Adrian Shtuni, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në …