Avdullah Hoti: Presidentja po vepron si dorë e zgjatur e Kurtit

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka kritikuar ashpër presidenten Vjosa Osmani, duke thënë se ajo nuk po mban distancën e duhur nga zhvillimet politike dhe po vepron si “dorë e zgjatur” e kryeministrit Albin Kurti dhe qeverisë së tij. Hoti tha se Osmani është përfshirë në çdo aspekt të agjendës qeveritare, duke përfshirë aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, miratimin e ligjeve dhe vendimet administrative, pa ruajtur pavarësinë e saj funksionale. Ai e akuzoi presidenten se nuk ka vepruar për të siguruar rendin kushtetues dhe se është përfshirë edhe në aktivitete të fushatës për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit. Hoti theksoi se vendimmarrjet e rëndësishme në vend nuk kanë reflektuar pavarësi nga presidenca dhe se politika e Kosovës është shpesh ekzekutuar në koordinim të ngushtë me qeverinë, duke lënë pak hapësirë për rolin kushtetues të Presidentes.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …