Kryeministri Hoti: Situata po përkeqësohet dhe ne duhet të përgatitemi për të gjitha variantet që mund të kemi

Avdullah Hoti: Qeveria ime nuk i komenton çështje që lidhen me Dhomat e Specializuara

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria nuk i komenton çështje që lidhen me Dhomat e Specializuara. Derisa shton se Kosova do të respektojë plotësisht detyrimet e saj ndërkombëtare. Përmes një postimi në Twitter Hoti po ashtu ka thënë se vetëm përmes dialogut që çon në njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve, mund t’i zgjidhim çështjet e pazgjidhura me Serbinë. “Vetëm përmes dialogut që çon në njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve, ne mund t’i zgjidhim çështjet e pazgjidhura me Serbinë. Qeveria ime nuk i komenton çështje që lidhen me Dhomat e Specializuara. Kosova do të respektojë plotësisht detyrimet e saj ndërkombëtare!”, ka shkruar Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Hisen Berisha

Deputeti, Hisen Berisha, kërkon ndërprerjen e mandatit të Kryeministrit Kurti për shqetësimin e ekzistencës së Kosovës

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka bërë thirrje për ndërprerjen e mandatit të kryeministrit Albin …