Avni Arifi thotë se do të gjejmë unitetin politikë të kërkuar dhe Kosova prapë do të triumfoj

Avni Arifi do ta gjejë unitetin politik të kërkuar dhe Kosova dhe do të triumfojë

Shefi i delegacionit të Kosovës për dialog teknik, Avni Arifi, beson se Kosova do ta arrijë unitetin për dialogun me Serbinë. Ai përmes një shkrimi ka thënë se Kosova sot është shumë më e fortë se në vitin 1999. “Në përfundim të debatit parlamentar për dialog mund të themi se Kosova e din çka do. Kosova sot është shumë më e fortë se në vitin 1999. Ka të tillë që po na thonë se bota ka ndryshuar se nuk është viti 1999 dhe tjera kohë janë tash. Unë besoj se kjo është e vërtetë por për këtë duhet të jemi të lumtur. Jemi shtet i njohur nga 116 shtete të botës me institucione dhe struktura shtetërore që pavarësishtë nga mungesat janë jo aq keq të konsoliduara. Jemi mirë, do të gjejmë unitetin e kërkuar dhe Kosova prapë do të triumfoj”, ka shkruar Arifi.

Kontrolloni gjithashtu

Gjatë muajve janar – shtator 2019, 76 persona kanë vdekur në 66 aksidente, ndërsa 8.625 janë lënduar

Dhjetëra aksidente janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, dhjetëra aksidente janë rapotuar …