Figura e Kardinali abuzues, Theodore McCarrick mbahet në ambientet e Katedrales “Nënë Tereza”, në Prishtinë

Figura e Kardinali abuzues, Theodore McCarrick mbahet në ambientet e Katedrales “Nënë Tereza”, në Prishtinë

Kardinali i njohur kudo në botën katolike, Theodore McCarrick, pas akuzave për ngacmime seksuale të fëmijëve  ka dhënë dorëheqje nga Kolegji i Kardinalëve, por portreti  e tij vazhdon të mbahet në ambientet e katedrales ‘Nënë Tereza’, në Prishtinë, të cilin tash për tash  udhëheqësit e katedrales nuk e kanë ndërmend ta largojnë, meqë nuk kanë marrë asnjë urdhër për largimin e portretit nga Vatikani zyrtar. 88-vjeçari, Theodore McCarrick, në kohën kur ishte arqipeshkv i Uashingtonit pati vënë gurë themelin e Katedrales, në Prishtinë, bashkë me kryetarin e LDK-së të asaj kohe, Ibrahim Rugova dhe ipeshkvin, Mark Sopi.  Në nderim të tij, vite më vonë, në 20-vjetorin e ndarjes nga jeta të Gonxhe Bojaxhiut, e njohur si Nënë Tereza,  ditën kur u bë shugurimi i Katedrales që mban emrin e saj, u zbulua edhe mozaiku, me portretin e ish-kryepeshkopit që krahas ka figura të kishës katolike por edhe politikës që sipas kishës, ndihmuan në ngritjen e katedrales. Krahas McCarrick në qendër është ish-Presidenti Ibrahim Rugova, Ipeshkvi Dedë Gjergji dhe kancelari i katedrales Don Shan Zefi.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti

Ymeri: Qëndrimi i kryeministrit Kurti për të shkuar në zgjedhje nëpërmjet shpërndarjes së Kuvendit, nuk është i sinqertë

Ish kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosja, …