Zyra e BE-së në Kosovë dhe misionet e saj kanë kërkuar që të ndalen punimet në rrugën e Manastirit të Deçanit

Zyra e BE-së në Kosovë dhe misionet e saj kanë kërkuar që të ndalen punimet në rrugën e Manastirit të Deçanit

BE-ja rikujton zotimin e mëhershëm të Kosovës për të mos filluar punimet në rrugën e Manastirit të Deçani, përderisa nuk bëhet planifikim dhe financim i plotë i rrugës anësore, si dhe apelon për respektimin e këtij zotimi”, thuhet në një deklaratë. Pas vizitës së shefave të misioneve të BE-së Zonës së veçantë të mbrojtur në Deçan më 26 qershor 2018, ne përshëndesim marrëveshjen ndërmjet anëtarëve të Këshillit për Zbatim dhe Mbikëqyrje, që Kosova ka detyrim për t’iu përmbajtur në tërësi legjislacionit të vet për Zona të Veçanta të Mbrojtura dhe zotimeve të saja ndërkombëtare lidhur me mbrojtjen e trashëgimisë fetare dhe kulturore, si dhe të drejtave të pjesëtarëve të komuniteteve të saj. Para fillimit të çfarëdo veprimtarie që prek Zona të Veçanta të Mbrojtura duhet të konsultohet Këshilli për Zbatim dhe Mbikëqyrje dhe të respektohen vendimet e tij në tërësi, në interes të ruajtjes së trashëgimisë fetare dhe kulturore dhe për të mbështetur sundimin e ligjit në pajtim me zotimet ndërkombëtare të Kosovës. BE-ja rikujton zotimin e mëhershëm të Kosovës për të mos filluar punimet në rrugë përderisa nuk bëhet planifikim dhe financim i plotë i rrugës anësore, si dhe apelon për respektimin e këtij zotimi”.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …