Avni Bytyqi: Vota PDK-së do të mbahet mend gjatë, jo vetëm se ka qenë e drejtë, por për shkak se ka qenë zëri i vetëm ne ato momente dramatik

Avni Bytyçi: Institucionet e pavarura si Gjykata Kushtetuese dhe KQZ-ja nuk duhet të dorëzohen para kërcënimeve

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi, ka thënë se aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese që ndalon kandidimin dhe mbajtjen e pozitave zyrtare për personat me të kaluar kriminale, pavarësisht natyrës së veprës, është njëri nga veprimet më të mira. Përmes një postimi në rrjetin social, Bytyçi ka thënë se zbatimi i këtij vendimi është i domosdoshëm dhe se çdo refuzim kundër këtij vendimi, është sulm ndaj rendit kushtetues e demokratik. “Institucionet e pavarura si Gjykata Kushtetuese dhe KQZ-ja nuk duhet të dorëzohen para kërcënimeve, sepse në mbrojtje të vlerave tona demokratike e kushtetuese, ata nuk janë të vetëm”, ka shkruar Bytyçi.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …