Familjarët e personave të zhdukur shprehen të zhgënjyer nga puna institucioneve, kërkohet t'i bëhet presion Serbisë

Familjarët e personave të zhdukur shprehen të zhgënjyer, kërkojnë që t’i bëhet më shumë presion Serbisë

Në pranverën e këtij viti pritet të rifillojnë gërmimet në territorin e Serbisë ku dyshohet për varreza masive, për gjetur trupat e shqiptarëve civilë të vrarë e zhdukur pastaj nga Serbia gjatë luftës së fundit në Kosovë. Autoritetet e Kosovës, me ndihmën e imazheve satelitore të ushtrisë amerikane, kanë shënjuar dy lokacione atje, Kizhevak dhe Shtaval. Familjarët e personave të pagjetur mbesin të pakënaqur me punën e institucioneve drejt zbardhjes së fatit të më të dashurve të tyre, duke kërkuar që Serbia të kushtëzohet në dialog. Pa më të dashurit e tyre, madje pa ditur edhe ku ndodhen eshtrat e tyre, familjarë të personave të zhdukur e kanë filluar edhe këtë vit. Të zhgënjyer nga puna institucioneve, gjatë tërë vitit kanë kërkuar që të bëhet presion mbi Serbinë në mënyrë që kjo e fundit të tregojë varrezat masive me civilët shqiptarë të zhdukur në luftën e fundit në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

PDK-ja të shtunën përmbyll fushatën në sheshin ‘Skënderbeu’, Hamza: Ejani të gjithë, bashkë ta ndryshojmë Kosovën

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) të shtunën do ta përmbyll fushatën elektorale për zgjedhjet e …