Mehmet Bislimi

Mehmet Bislimi: SHPËTIM NGA MALLKIMI  

( në sa po fillim të fushatës- gëzuar!)  
 
Partitë  
 
e djathtë  
e majtë  
e qendrës  
…  
u përligj kjo lojë  
përmes përkatësisë partiake  
identifikohemi  
në fytyrë e surrat  
me shterpësinë e gjatë  
krye-parët morën ethet  
në lojën e gjatë  
dikush vjen  
ikën dikush  
njëri shportën thatë  
tjetri shportën plotë  
me premtime

premtime premtime…  
 
Silikoni  
 
bastardët e menduan  
t’ia venin silikonin në gji  
Kosovës nënë  
që të mos i zë mallkimi  
i saj në zemërim  
 
haram ju qoftë silikoni  
i gjinjve të mi!…  
 
bastardët shpëtuan  
slikonin zbuluan  
në kurriz të atdheut  
gërmuan  
tani  
pa frikë nga mallkimi  
i gjirit shterpë me silikon  
të Kosovës nënë

elektorati e hanë 
me silokon!  
 
Karriget  
 
si orendi në Parlament  
karrige shumëngjyrëshe vunë  
të zbrazin vrerin kundër njeri-tjetrit  
deputetë  
 
në karrige të parin vunë  
me legen në duar  
për të mbajtur radhën e zbrazjes  
respektoni radhën tani  
ju vrerëzi  
ngacmuesi i vrerit ju fton  
 
Kodoshët  
 
para brekusheve të kuqe  
të një të përdale në kalim  
përkulën ata  
si para flamurit të lirisë  
dhe…  
jemi burra  
thonë  
alibi e burrërisë  
prej kohësh katandisë  
e në baltë rënë 
alibi 
burrë për të qenë  
 
Kopshtarët e atdheut  
 
kopshte me fjalë ndërtuan  
pallate mbi shtatin e atdheut  
ulur këmbëkryq mbi postaqinë e iriqit  
burrat e politikës  
për hir të elektoratit  
prapanicën po sakrifikojnë  
 
qëndron e patundur  
bythë e larë në gjak  
me postaqinë e iriqit  
urojmë  
elektorati të merr hak  
 
ati ynë pat thënë  
të ngrohet hamami me pordhë  
o burra  
të pastrohemi se u bëmë horr  
 
Koalicioni  
 
që kur bota mban mend  
ujku me qengjin  
pula me dhelprën  
miqësi nuk kanë zënë  
 atëherë  
mbi kë do të bjerë rrufeja  
o arkitektë të dredhive të liga  
ju nuk jeni  
Pasha Sinan 
që finesat e arkitekturës 
fshehur mbanë  
 
fantazi perfide e dredharakëve  
me foshnjen e pafajshme në gji  
mashtruesit  
këtë vit  
bënë në prapahije kumbaritë  
thellë në gjoks fshehur  
fshehur pabesitë  
 
Pluralizmi  
 
sistemi shumëpartiak  
ta mat e s‘ta jap  
një bythë karrige

jargët për t’i llapë   
në dëshpërim 
ai klithi  
lavire politikë  
 
shfryrje e gabuar  
folklorizëm prapanik  
shfryj po deshe tani  
shfryj prapë  
lavire politikë  
ta mat e s’ta jap  
 
tetor, 2020 

Kontrolloni gjithashtu

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Bab’, ma gjej “Hamletin” Këtë kërkesë kishte ime bijë, nxënëse e klasës së nëntë, sot …