Analisti i sigurisë, Avni Islami, ka deklaruar se ish-zyrtari serb Aleksandër Vulin po përdor narrativë frike dhe propagandë në raport me Kosovën, ndërsa ka theksuar se gjendja e sigurisë në vend mbetet e qetë dhe stabile. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Islami tha se Vulin, në një intervistë për televizionin serb B92, është përqendruar në pretendime për incidente ndëretnike, pas njoftimeve të NATO-s se do të shqyrtohet mundësia e zvogëlimit të numrit të trupave të KFOR-it për shkak të përmirësimit të situatës së sigurisë në Kosovë. Sipas Islamit, pretendimet e Vulin nuk pasqyrojnë realitetin në terren, pasi institucionet e sigurisë së Kosovës, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, vazhdojnë të garantojnë një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët. Ai shtoi se Policia e Kosovës pritet të marrë së shpejti përgjegjësinë e plotë operative për sigurinë e manastireve serbe, duke e cilësuar këtë si një hap që do të forcojë stabilitetin dhe do të parandalojë, sipas tij, keqpërdorimin e objekteve fetare për qëllime destabilizuese.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
