EULEX-i

Avokatët kanë konstatuar se zgjatja e mandatit të EULEX-it është i ndërlidhur me Gjykatën Speciale

Avokatët kanë konstatuar se zgjatja e mandatit të EULEX-it është i ndërlidhur me Gjykatën Speciale kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Avokati tjetër, Ardian Bajraktari, ka thënë për Ekonomia Online, se pas vitit 2018, EULEX-i ka luajtur rol në mbrojtjen e dëshmitarëve të Gjykatës Speciale. Lidhur me zgjatjen e mandatit të këtij misioni, ai ka përkujtuar se deri në vitin 2018, EULEX-i ka pas rol kryesisht ekzekutiv, ndërsa pas vitit 2018 e tutje ka shkuar përmes letër këmbimeve nga ana e presidentit të Kosovës dhe përfaqësuesit të Bashkimit Evropian për Zgjerim. “Tani opinioni publik është njoftuar përmes medieve gjë e cila nuk është mirë për institucionet tona, veçmas për Zyrës e Presidentes për faktin se transparenca është njëri prej parimeve bazë që duhet t’i karakterizoj dhe t’i shoqërojë institucionet tona” ka theksuar avokati, Ardian Bajraktari.

Kontrolloni gjithashtu

Avokatit të Popullit: 1 Qershori është mundësi për të reflektuar si shoqëri për gjendjen dhe të drejtat e fëmijëve

Avokati i Popullit: Kategoria më e diskriminuar në Kosovë janë pensionistët

Avokati i Popullit, Naim Qelaj ka vlerësuar se kategoria më e diskriminuar në Kosovë janë …